11 Tetor 2024, 19:45
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij të përnatshëm para mbështetësve foli edhe për pastrimi e parave në Shqipëri në fushën e ndërtimit. Gjithashtu Berisha theksoi se eurot e drogës çojnë çmimet në stratofsferë dhe qytetarit i duhet të punojë një shekull për të blerë një apartament. Më tej Berisha u shpreh se çmimet e apartamenteve janë më të shtrenjtat se në Bruksel, Romë, më të shtrenjta se në Vienë, Lubjanë, Zagreb e me radhë.
"Jam këtu për tu zotuar për të prerë me gërshët e forta të ligjit, lidhjet e pushtetit me krimin. Për të luftuar me zero tolerancë, trafiqet dhe drogën që po shkatërrojnë këtë vend. Hapni sytë miqtë e mi, shifni Tiranën, kullat e drogës dhe të korrupsionit në të katër anët kanë rrethuar qendrën e kryqytetit. Pa pyesni pak për çmimet e apartamenteve? Më të shtrenjtat se në Bruksel, Romë, më të shtrenjta se në Vienë, Lubjanë, Zagreb e me radhë. Çfarë ndodh?
Mbi 60 mijë apartamente të reja janë bosh, me dry. Kjo ndodh se lumejtë e parave të drogës, blejnë katet dhe kullat që në themel, çojnë çmimet në stratofsferë dhe qytetarit i duhet të punojë një shekull, një shekull për të blerë një apartament. Pra faktikisht është i dënuar për jetë të mos blejë dot një shtëpi në kryeqytetin e tij. Por kjo rritje, kjo rritje është drogë, është kulla korrupsioni dhe krimi.
Kjo rritje është kontenierë me euro drogë që hyjnë në Shqipëri dhe që rrëzojnë përdhe euron, europiane. Por që rrisin, çojnë në stratosferë çmimet e ushqimeve bazë për qytetarët. Bëjnë kështu që njerëzit më të ardhura më të ulëta në Europë, me pensionet më mjerane në Europë, të përballen në dyqanet e tyre, me çmime nga 10 deri në 250 për qind më të larta se mesatarja e BE-së. Kjo është gjendje e tmerrshme miq. Kjo është emergjencë. Kjo është klithmë për betejë, thirrje për betejë, kushtrim për betejë," tha Berisha.
sali berisha
Politike
11 Tetor 2024, 19:36
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ba...
Politike
11 Tetor 2024, 19:26
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria do të hedhë një të rëndësishëm të rrugëtimit europian më...
Politike
11 Tetor 2024, 18:50
N.F
Rama dhe Orban
BUDAPEST- Shqipëria dhe Hungaria i kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi dhe kanë shprehur gatishmë...
Politike
11 Tetor 2024, 17:29
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Bashkia Tiranë ka publikuar formulën e pikëzimit për programin e strehimit social “Subvencionimin e ...
Politike
11 Tetor 2024, 17:13
N.F
Anton Hofreiter
TIRANË- Procesi i Berlinit ka arritur disa gjëra, sidomos përmirësimin e bashkëpunimit. Një nga arritjet &eum...
Politike
11 Tetor 2024, 15:37
N.F
Hasani
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është pyetur sot nga gazetarët pas Samitit V të...
Politike
11 Tetor 2024, 15:39
I.A
Jamarbër Malltezi
TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka akuzuar Edi Ram&...
Politike
11 Tetor 2024, 14:52
I.A
Gjykata e Lartë
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimimin e të akuzuarit për inceneratorin e Tiranës, Namik Simi...
Politike
11 Tetor 2024, 14:41
I.A
Edi Rama dhe Viktor Orban
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka lënë batutat as ditën e sotme me kryeministrin e Hungarisë V...
Politike
11 Tetor 2024, 14:33
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dekaruar se me kryeministrin hungarez Viktor Orban ka nënshkruar dy marrëveshje bashkëpu...