Ekonomi

Gati ligji për rindërtimin/ Qeveria do kompensojë vetëm për një shtëpi të dëmtuar

20 Dhjetor 2019, 11:59 Nga DOSJA
Gati ligji për rindërtimin/ Qeveria do kompensojë vetëm

Komisioni i ekonomisë miratoi me urgjencë përmes procedurës së aktit normativ ligjin për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore, i njohur ndryshe si ligji i rindërtimit.

Për familjet e mbetura të pastrehë, ligji parashikon kompesimin me banesë të re me po të njëjtën sipërfaqe. Familjet që kanë banesa të dëmtuara, por jo të pabanueshme do të marrin kompesim financiar dhe në të njëjtën mënyrë do të trajtohen edhe bizneset të cilat kanë pësuar dëme. Ndërsa përjashtohen nga kompesimi familjet që kanë dy shtëpi dhe ndërtuesit. Në rastin e familjeve me dy shtëpi kompesohet vetëm banesa e parë, ndërsa për ndërtuesit të cilëve u janë dëmtuar objektet e pa shitura nuk ka kompesim.

Banesat e reja do të prokurohen nga enti kombëtar i banesave ose njësitë e qeverisjes vendore. Për objektet publike të dëmtuara tenderat zhvillohen nga ministria përgjegjëse si ajo e arsimit në rastin e shkollave dhe e infrastrukturës në rastin e rrugëve apo urave të dëmtuara. Ministria për Rindërtimin nuk prokuron por ka vetëm rol koordinues.

Sipas ligjit, tenderat për prokurimin e banesave të reja do të bëhen me marrëveshje kuadër, ndërsa shpallja e fituesve do të jetë me procedurë të përshpejtuar. Sipas ligjit, të gjitha këto procedura do të jenë objekt auditimi njësoj si prokurimet e tjera të shtetit. Marrë nga Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi rindertimet pas termetit termeti i 26 nentorit rindertimet pas termetit termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll

Ekonomi 14 Dhjetor 2019, 14:43

Burimet financiare të rindërtimit pas tërmetit

Rritja e borxhit, përdorimi i rezervës valutore, rialokimi i buxhetit, anulimi i kontratave PPP që nuk kanë nisur ende punë dhe donacionet po konsiderohen burim...