Ekonomi

Gjiganti italian i energjisë firmos për kërkim hidrokarburesh në Dumre, Rama: Marrëveshja më e mirë që kemi bërë (VIDE

20 Dhjetor 2019, 10:12 Nga DOSJA
Gjiganti italian i energjisë firmos për kërkim hidrokarburesh

TIRANE- Qeveria shqiptare firmosi sot marrëveshjen për kërkim të hidrokarbureve në zonën e Dumresë me kompaninë italiane ENI. Në takim morën pjesë ministrja Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama, bashkë me përfaqësuesin e kompanisë ENI dhe ambasadorian italian në ikje, Alberto Cutillo. Rama e përshëndeti marrëveshjen dhe tha se është më e mira që ka firmosur ndonjëherë Shqipëria.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Kompaninë e mirënjohur ENI, një histori e nisur shumë kohë më parë. U deshën 30 vite që sot të kishim një kontratë me ENI-n që nga vlera ekonomike, është më e mira dhe më e favorshme që është firmosur. I falenderoj miqtë italianë që janë treguar shumë të hapur dhe konstruktive ndaj kërkesës sonë për të pasur një kontratë për të pasur një përfitim të drejtpërdrejtë më të madh se kontratat e para për shtetin dhe të mirë-strukturuar. 

Ka pasur edhe një partner, që jo thjesht do të zbulojë naftë në Shqipëri, por do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore. Gjithashtu përfshirja e ENI-t te Pakti për Universitetin në një marrëdhënie me Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave për të hapur mundësi për trajnime, mastera dhe kështu me radhë.

Më vjen shumë mirë që e firmosim këtë kontratë sot edhe pse përkoi me një moment të vështirë, por ishte një këmbëngulje nga ana e ministres që u mor me negociomin për t’i sjellë miqtë italianë para vitit të ri dhe pastaj të fillonte puna me eksplorimet. Sipas të gjitha studimeve, blloku i Dumeresë ka një rezervë të konsiderueshme, ashtu si zbulimi në Shpirag është një arsye më shumë për të vijuar.

Bëhet fjalë për një tjetër investim të rëndësishëm të huaj në Shqipëri të një kompanie gjigante me të ardhura më të mëdha se gjithë PBB e Shqipërisë. Përtej vlerës monetare do të sjellë do të sjellë dijen dhe një bashkëpunim që do të rrisë cilësisht të gjithë hapësirën që mbulon ky sektor. Zbulimi i pritshëm do të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit. Jam i sigurt se do të gjejnë shumë naftë dhe përfitimi do të jetë i merituar edhe për ata.

Kompania ENI është e njohur për eksplorimet e kryera në Itali, ndërkohë që sipas faqes zyrtare të saj, që prej fillimit të operimit të saj, kryen aktivitete të kërkimit dhe nxjerrjes së naftës dhe gazit në 43 vende, ndërsa paralelisht operon edhe në fushën e tregtimit të karburanteve dhe energjisë elektrike. Aktualisht, ENI është prezent në 67 vende dhe numëron mbi 31 mijë punonjës në të gjithë botën. Aktualisht, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka ndërmarrë një fushatë promovimi për blloqet e lira të kërkimit të naftës, teksa ka ofruar për eksplorim bllokun C, bllokun Panaja dhe bllokun Dumrea.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi edi rama kerkim hidrokarburesh ne dumre marreveshja me eni-n edi rama kerkim hidrokarburesh ne dumre marreveshja me eni-n

Sondazh

Poll

Ekonomi 14 Dhjetor 2019, 14:43

Burimet financiare të rindërtimit pas tërmetit

Rritja e borxhit, përdorimi i rezervës valutore, rialokimi i buxhetit, anulimi i kontratave PPP që nuk kanë nisur ende punë dhe donacionet po konsiderohen burim...