Ekonomi

Shqipëria ‘e mbytur’ nga varfëria/ 120 euro në muaj për një person, 23% e popullsisë është nën këtë nivel

17 Dhjetor 2019, 06:10 Nga DOSJA
Shqipëria ‘e mbytur’ nga varfëria/ 120 euro në muaj

Shqipëri-Nëse të ardhurat e një personi që jeton vetëm në Shqipëri janë nën 120 euro në muaj ose rreth 16 mijë lekë në muaj, atëherë ky person automatikisht është i varfër sipas përcaktimeve kombëtare të INSTAT për fenomenin e varfërisë i vlerësuar së fundmi ne një anketë të posaçme. Ndërsa një familje me katër persona konsiderohet e varfër nëse ka të ardhura 34 mijë lekë në muaj ose rreth 270 euro.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT 23 për qind e popullsisë së vendit ose 671 mijë shqiptarë jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Sipas INSTAT kufiri i rrezikut për të qenë i varfër përfaqëson të ardhurat më të ulta vjetore të disponueshme që një person të mos konsiderohet i varfër. Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër është përcaktuar në 60 % e të ardhurave mesatare  te të gjitha familjeve në rang vendi.

Për të matur treguesit e varfërisë INSTAT anketoi në vitin e kaluar7.582 familje.  Treguesit e varfërisë sipas kësaj bazohen në konceptin relativ të varfërisë, i cili merr në konsideratë të ardhurat familjare të disponueshme, numrin e pjesëtareve në familje (madhësinë e familjes) dhe shpërndarjen e të ardhurave ndërmjet grupeve të popullsisë.

Një tjetër tregues që INSTAT mat është ai i shërbimeve që popullsia mund të përballojë. Sipas vrojtimit të INSTAT u gjet se 38 për qind e popullsisë së vendit ishte e privuar materialisht. Kategoritë e privimit material përfshijnë

Marrë nga Monitor

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi 23% e popullsisë shumë e varfër shqipëria 'e mbytur' nga varfëria 23% e popullsisë shumë e varfër shqipëria 'e mbytur' nga varfëria

Sondazh

Poll

Ekonomi 14 Dhjetor 2019, 14:43

Burimet financiare të rindërtimit pas tërmetit

Rritja e borxhit, përdorimi i rezervës valutore, rialokimi i buxhetit, anulimi i kontratave PPP që nuk kanë nisur ende punë dhe donacionet po konsiderohen burim...