Ekonomi

Një nga vitet më të vështirë ekonomikë, buxhetit të shtetit i mungojnë 117 mln €, çfarë e shkaktoi

19 Dhjetor 2019, 19:08 Nga DOSJA
Një nga vitet më të vështirë ekonomikë, buxhetit

Viti 2019 po mbyllet si një nga më të vështirët sa i takon situatës së mbledhjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit. Në 11 muaj, rritja vjetore e tatimeve ishte në nivelin 3.3%, më e ulëta që prej 2013-s, kur taksat e mbledhura nga autoritetet fiskale shënuan rënie negative. Ritmi i rritjes së tyre nuk i është përgjigjur as parashikimeve të qeverisë për një rritje ekonomike prej 4.5% .

Sipas treguesve fiskalë të konsoliduar të publikuar nga Ministria e Financave, në buxhetin e shtetit për periudhën Janar-Nëntor mungojnë 117 milionë euro, ku goditjen më të madhe e ka dhënë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, i pasuar nga taksat nacionale dhe akciza. Buxheti ka arritur të mbledhë më shumë nga tatimi mbi fitimin të ardhurat personale, për shkak të nismës për të uljen e taksës së dividentit.

Rënia e të ardhurave ka goditur edhe shpenzimet e qeverisë. Janë 214 milionë euro të pashpenzuara, ku më shumë se gjysma e tyre kanë kapur zërin e shpenzimeve kapitale. Sipas të dhënave të buxhetit, qeveria nuk ka ezauruar as fondin për politika të reja pensionesh, ndërsa ka dhënë vetëm gjysmën e parave të planifikuara për kompensimin e ish-pronarëve.

Gjatë këtij viti financat ushtruan kontrolle të imtësisshme sa i takon pjesës së pagesës së taksave nga ana e bizneseve, duke ndëshkuar me gjoba dhe mbyllje shumë prej tyre. Kjo situatë solli përgjatë vitit disa rotacione në drejtimin e drejtorive të tatimeve e doganave.

Marrë nga Tv Klan

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi buxheti i shtetit buxheti i shtetit

Sondazh

Poll

Ekonomi 14 Dhjetor 2019, 14:43

Burimet financiare të rindërtimit pas tërmetit

Rritja e borxhit, përdorimi i rezervës valutore, rialokimi i buxhetit, anulimi i kontratave PPP që nuk kanë nisur ende punë dhe donacionet po konsiderohen burim...