Politike

Konferenca e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Luksemburg, Hasani: Shkojmë të përgatitur, hapen kapitujt për integrimin!

Ministri Hasani u shpreh se Shqipëria shkon e mirëorganizuar, e qartë në atë që kërkon ndërsa shtoi se janë të bindur që do të përfaqësojë vlerat më të mira të vetat.

11 Tetor 2024, 15:37 Nga N.F
Konferenca e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Luksemburg,
Hasani

TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është pyetur sot nga gazetarët pas Samitit V të Gruas së Diasporës Shqiptare lidhur me Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri- Bashkimi Evropian, që pritet të mbahet javën e ardhshme në Luxemburg. Ministri Hasani u shpreh se Shqipëria shkon e mirëorganizuar, e qartë në atë që kërkon ndërsa shtoi se janë të bindur që do të përfaqësojë vlerat më të mira të vetat.

"Qeveria ka plotësuar pjesën më të madhe të detyrimeve të saj. E gjithë përpjekja, është përpjekja e të gjithë shoqërisë shqiptare që ne të vazhdojmë punën që kemi arritur deri më sot. Lutem të gjithë shqiptareve dhe shqiptarëve, që këtë moment historik ta konsiderojnë moment historik të tyrin dhe jo të asnjë grupi apo individi të përfshirë në të," tha Hasani.

I pyetur se çfarë do të kërkojë Shqipëria konkretisht gjatë kësaj konference Hasani u shpreh se do të hapen kapitujt për integrimin. Ministri Hasani gjithashtu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëvë nëse Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe se a ka të bëjë edhe me paratë kjo konferencë. Hasani tha se jjo nuk është pjesë parash apo punë xhepash sipas tij ky është momenti më i rëndësishëm i marrëdhënies së Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

igli hasano konferenca e dyte nderqeveritare shqiperi-be

Sondazh

Poll