Politike

Rama në Hungari: Orban është ndoshta më i lehti për ti hedhur fajet, për mua është një person për të folur për ato që ndodhin në botë

Kreu i qeverisë shprehu po ashtu mirënjohjen që presidenca e Hungarisë, sipas tij bëri të mundur që pas disa ditësh të hapet një pjesë e madhe e negociatave me BE. 

11 Tetor 2024, 14:31 Nga r.ll
Rama në Hungari: Orban është ndoshta më i lehti për ti
edi rama

HUNGARI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Hungari, ku ka mbajtur edhe një deklaratë të përbashkët për mediat me homologun hungarez, Viktor Orban.

Rama tha se ishte i nderuar për mënyrën se si Orban, të cilin e cilësoi si mikun e tij, e prezantoi në konferencë. Kreu i qeverisë shprehu po ashtu mirënjohjen që presidenca e Hungarisë, sipas tij bëri të mundur që pas disa ditësh të hapet një pjesë e madhe e negociatave me BE. 

Edi Rama: Jam shumë i nderuar për mënyrë se si kryeministri, miku im më prezantoi. Se di nëse është e merituar por këto fjalë kanë rëndë i për mua. Orban është ndoshta më i lehti për ti hedhur fajet  për mua është një person i këndshëm për të folur për gjërat që kanë ndodhur në botë. Por edhe si një instrument për të analizuar të tashmen.

Është një kënaqësi që jam këtu. Shpreh mirënjohjen time të thellë për atë që ka bërë presidenca e Hungarisë për ne duke nxitur dhe bashkërenduar dhe duke bërë të mundur që pas disa ditësh ne do të kemi mundësinë që të hapim një pjesë të madhe të negociatash me BE. Në këtë mënyrë ne do të hymë në një fazë integrimi që do të jetë e përparuar. Sigurisht që është vendi për të falënderuar edhe dikë tjetër që është pjesë e qeverisjes evropiane.

edi rama hungari

Sondazh

Poll