Politike

Kërkoi lirinë/ Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e të akuzuarit për inceneratorin e Tiranës

Simixhiu bëri rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme, i cili e riktheu në burg. 

11 Tetor 2024, 14:52 Nga I.A
Kërkoi lirinë/ Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e të
Gjykata e Lartë

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimimin e të akuzuarit për inceneratorin e Tiranës, Namik Simixhiu për lirim nga burgu. Simixhiu bëri rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme, i cili e riktheu në burg. 

“Mospranimin e rekursit të personit nën hetim Namik Samarxhiu, kundër urdhërit nr. 135 (87-2024-191), datë 05.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton Gjykata e Lartë.

Namik Simixhiu u arrestua në datë 8 dhjetor të vitit 2023, ku SPAK lëshoi 15 urdhër arreste për inceneratorin e Tiranës. Simixhiu është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal. Fillimisht shkalla e parë la të lirë Simixhiun, duke i ndryshuar masën nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”, vendimi i cili u kundërshtua nga Prokuroria e Posaçme. SPAK e ankimoi vendimin e GJKKO në Apel dhe kërkoi rikthimin në qeli të Simixhiut, kërkesë që u pranua nga togat e zeza.

namik simixhiu

Sondazh

Poll