Politike

Takimi me Ramën, kryeministri i Hungarisë: Konferenca e dytë ndërqeveritare me Shqipërinë do të mbahet më 15 tetor

Po ashtu kreu i Presidencës së BE-së, ka theksuar se po ofrojnë përshpejtimin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. 

11 Tetor 2024, 14:26 Nga I.A
Takimi me Ramën, kryeministri i Hungarisë: Konferenca e dytë
Edi Rama dhe Viktor Orban

HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka nxjerr detaje nga takimi i sotëm me kryeministrin Edi Rama. Me anë të një postimi në X, Orban ka theksuar se konferenca e dytë ndërqeveritare me Shqipërinë do të mbahet më 15 tetor,  për hapjen e negociatave. Po ashtu kreu i Presidencës së BE-së, ka theksuar se po ofrojnë përshpejtimin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. 

“Ishte një kënaqësi të mirëprisja Kryeministrin Edi Rama në Budapest sot. Kemi kënaqësinë të njoftojmë se konferenca e dytë ndërqeveritare me Shqipërinë do të mbahet më 15 tetor, duke shënuar hapjen e grupit të parë të negociatave. Ne nuk flasim vetëm për përshpejtimin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, ne e ofrojmë!” shkruan Orban.

viktor orban edi rama

Sondazh

Poll