Bota

Përpjekje për një botë pa armë bërthamore, çmimin Nobel për Paqe e fiton organizata japoneze e të mbijetuarve nga bomba atomike

Organizata, e njohur gjithashtu si Hibakusha, u formua nga të mbijetuarit e bombave atomike të hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki në 1945.

11 Tetor 2024, 11:09 Nga r.ll
Përpjekje për një botë pa armë bërthamore,
foto ilustruese

SHBA- Çmimin Nobel për Paqe 2024 e ka fituar organizata japoneze Nihon Hidankyo, për përpjekjet e saj "për të arritur një botë pa armë bërthamore".

Komiteti i Nobelit vlerësoi grupin për demonstrimin përmes dëshmive të dëshmitarëve se armët bërthamore nuk duhet të përdoren më kurrë. Organizata, e njohur gjithashtu si Hibakusha, u formua nga të mbijetuarit e bombave atomike të hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki në 1945.

"Një ditë, të mbijetuarit e bombës atomike nga Hiroshima dhe Nagasaki nuk do të jenë më mes nesh si dëshmitarë të historisë," tha komiteti, duke njoftuar vendimin e tij në Oslo të premten.

nihon hidankyo cmimi nobel per paqe 2024

Sondazh

Poll