11 Tetor 2024, 09:59
Nga M.B
Barack Obama
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, e ka kritikuar sërish pasardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, dhe u ka bërë thirrje burrave me ngjyrë që të përkrahin kandidaten e demokratëve, Kamala Harris, teksa ka bërë fushatë në Pitsburg të Pensilvanisë, njërit prej shteteve të lëkundshme në zgjedhje. Obama ka thënë se dëshiron t’i flasë “disa të vërteta”, pasi ka dëgjuar raportime në terren se ka më pak entuziazëm për Harrisin, në krahasim me kur ka qenë kandidat vetë, dhe që burrat me ngjyrë po mendojnë që të mos votojnë në këto zgjedhje.
“Një pjesë e imja më bën të mendoj – dhe po u flas burrave direkt – që nuk jeni duke e ndjerë idenë që të keni një grua si presidente, prandaj po dilni me alternativa tjera dhe arsye tjera”, ka thënë Obama.
Ish-presidenti ka thënë se taktika e Trumpit për t’i ulur njerëzit, nuk është forca e tij e vërtetë.
“Po e shqyrtoni mundësinë që të rrini larg zgjedhjeve, apo të mbështesni dikë që historikisht ju ka denigruar juve, sepse besoni që ajo është shenjë e forcës, sepse ashtu duhet të jetë një burrë? Duke i ulur gratë? Kjo është e papranueshme”, ka thënë Obama.
Ish-presidenti demokrat ka nisur të vizitojë shtetet që lëkunden në qëndrimet e tyre në këto zgjedhje, teksa kanë mbetur më pak se katër javë deri te dita kryesore e votimit. Duke folur në Universitetin e Pitsburgut, Obama e ka përshkruar Trumpin si njeri jashtë realitetit, ndërsa Harrisin si “lidere që ka kaluar jetën duke luftuar në emër të njerëzve që kanë nevojë për zë dhe një mundësi”, dhe beson që “Kamala është e përgatitur për këtë punë”.
Obama, i cili e ka përfunduar mandatin tetë vjet më parë, është një prej zërave më me ndikimin në Partinë Demokratike. Derisa është zgjedhur president, më 2020, edhe Joe Biden e ka pasur atë ndikim te demokratët, mirëpo këtë vit, meqë është duke i dhënë fund mandatit, nuk është përfshirë në fushatë. Si Harris, ashtu edhe Trump, kanë qenë shumë të zëshëm për të fituar mbështetjen e amerikanëve me ngjyrë.
Një anketë e kryer së fundmi nga agjencia e lajmeve AP dhe Qendra NORC, ka gjetur se shtatë në 10 votues me ngjyrë kanë një qasje në favor të Harrisit, me disa dallime të vogla në mesin e burrave me ngjyrë dhe grave, rreth asaj se si e shohin kandidaten demokrate. Mendimet e amerikanëve me ngjyrë, lidhur me Trumpin, janë kryesisht negative, sipas anketës./ REL
barack obama
Bota
11 Tetor 2024, 09:41
r.ll
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç
BEOGRAD- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do të ta...
Bota
11 Tetor 2024, 09:09
r.ll
foto ilustruese
BERLIN- Në Gjermani, në të ardhmen një burrë do të mund të marrë automatikisht kujdestarin&eum...
Bota
11 Tetor 2024, 09:01
r.ll
lideret e evropes juglindore
KROACI- Samiti i tretë Ukrainë-Evropa Juglindore, solli në Dubrovnik të Kroacisëpresidentin e&nb...
Bota
11 Tetor 2024, 07:46
M.B
Foto ilustruese
KISHINAU– Policia moldave njoftoi të enjten se ka bastisur shtëpitë e drejtuesve të një grupi të lidhur...
Bota
11 Tetor 2024, 07:41
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHBA- Uragani ‘Milton’ goditi Floridën të mërkurën, duke lënë pas disa të vdekur d...
Bota
11 Tetor 2024, 07:32
M.B
Barack Obama
SHBA- Ish-Presidenti Barack Obama foli me tone të zjarrta kundër kandidaturës së ish-Presidentit Donald Trump dhe në ...
Bota
11 Tetor 2024, 07:24
M.B
Vladimir Kara-Murza
RUSIA- Politikani opozitar dhe gazetari rus Vladimir Kara-Murza u lirua nga një burg rus më 1 gusht si pjesë e një ...
Bota
10 Tetor 2024, 22:51
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe shumë nga mbështetësit e tij pretendojnë, pa prova, ...
Bota
10 Tetor 2024, 22:57
E. D
pamje nga vendngjarja
SHBA- Numri i të vdekurve nga uragani Milton që kaloi nëpërmjet Floridas ka shkuar në 10. Gjithashtu pasojat...
Bota
10 Tetor 2024, 22:42
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Së paku 18 njerëz janë vrarë dhe 92 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve...