Aktualitet

Nga kush u sinjalizua laboratori i drogës në Tiranë? Magazina ku kultivohej lënda narkotike ruhej me roje, shtatë persona shoqërohen në polici

Ky aktivitet i paligjshëm është sinjalizuar nga ish-deputeti i PD-së Halit Valteri, i cili më pas kaloi me PS.

10 Tetor 2024, 09:47 Nga r.ll
Nga kush u sinjalizua laboratori i drogës në Tiranë? Magazina ku
magazina

TIRANË- Shtatë persona raportohet se janë marrë në pyetje nga policia lidhur me laboratorin e drogës të zbuluar në kryeqytet. 

Sipas informacioneve, lënda narkotike e llojit kanabis kultivohej në disa ndërtesa të vjetra, magazina shtetërore që ruheshin me roje.

Ky aktivitet i paligjshëm është sinjalizuar nga ish-deputeti i PD-së Halit Valteri, i cili më pas kaloi me PS. Ende nuk asnjë reagim zyrtar nga policia, pasi operacioni është duke vijuar. Po ashtu nuk dihet ende sasia e drogës së sekuestruar. 

shtepi bari ne tirane policia e tiranes operacion antidroge

Sondazh

Poll