Aktualitet

Aksident në Lezhë, makina përplaset me kamionin, plagosen dy persona

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Rrethi i taksive”.  Policia bën me dije se një makinë është përplasur me një kamion.

10 Tetor 2024, 09:05 Nga N.F
Aksident në Lezhë, makina përplaset me kamionin, plagosen dy
Foto ilustruese

LEZHË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Rrethi i taksive”.  Policia bën me dije se një makinë është përplasur me një kamion.

Për pasojë janë plagosur shoferi dhe pasagjerja që ndodheshin në automjet. Shoferi dhe bashkëshortja e tij janë  transportuar në spital, për ndihmë mjeksore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Rrethi i taksive”, automjeti me drejtues shtetasin Ll. N. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin P. N..

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi Ll. N., 44 vjeç, dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja A. N. (bashkëshortja e tij), të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjeksore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

aksident ne lezhe plagosje

Sondazh

Poll