Sport

HETIMI/ Inzaghi, sot para prokurorëve, pas tij në pyetje lojtarë dhe të tjerë…

Trajneri i Interit në bisedë me prokurorët, si “person i informuar për faktet” në dritën e marrëdhënies që doli nga hetimet me disa prej të arrestuarve.

9 Tetor 2024, 13:47 Nga DOSJA

HETIMI/ Inzaghi, sot para prokurorëve, pas tij në pyetje lojtarë

ITALI - Duke përfituar nga pauza ndërkombëtare, sot nisën marrjen në pyetje të disa lojtarëve dhe Simone Inzaghit (të marrë në pyetje mëngjesin e sotëm) në kuadër të hetimeve ndaj ultrasve të Interit dhe Milanit.

Trajneri i zikaltërve, i dëgjuar në një përgjim teksa fliste me ish-kreun e Curva Nord, Marco Ferdico, për furnizimin me bileta të ultrasve për finalen e Champions League kundër City, në qershor 2023, ishte i pari që foli tek prokurorët.

Si Inzaghi ashtu edhe lojtarët, dhe konkretisht duhet të jetë Hakan Calhanoglu, Milan Skriniar (tani në PSG), Nicolò Barella dhe lojtari i Milanit, Davide Calabria, shihen si "njerëz të informuar për faktet" pikërisht për shkak të marrëdhënieve që dolën nga hetimet me disa nga të arrestuarit.  

Përveç tyre, për të njëjtën arsye do të dëgjohen edhe zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti dhe ish-mbrojtësi i zikaltërve, Marco Materazzi. Pas Inzaghit, pra, me postë kthyese dhe në këto dy javë pushim nga kampionati, duhet të dalin para prokurorëve edhe lojtarët e përmendur më lart. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll