Aktualitet

Sekuestrohen 2.4 kg drogë në Tepelenë, në pranga 48-vjeçari

Gjithashtu mësohet se 48-vjeçari mbante në banesë një sasi prej 2.4 kilogramë drogë, e cila ishte bërë gati për shitje.

9 Tetor 2024, 15:11 Nga E. D
Sekuestrohen 2.4 kg drogë në Tepelenë, në pranga
pamje nga vendngjarja

TEPELENË- Një 48-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tepelenë për posedim të lëndëve narkotike. Gjithashtu mësohet se 48-vjeçari mbante në banesë një sasi prej 2.4 kilogramë drogë, e cila ishte bërë gati për shitje. Ndërkohë materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i Policisë: 

Gjirokastër/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike. Sekuestrohen 2.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Vihet në pranga 48-vjeçari që e mbante lëndën narkotike në banesë, me qëllim shitjen.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi ka siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike në banesë, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë arrestuar në flagrancë shtetasin V. B., 48 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, Krahës.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit V. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në qytetin e Memaliajt. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. 

tepelene droge

Sondazh

Poll