Art&Argëtim

Barbie feston ditëlindjen e 60-të, historia e kukullës që ndryshoi botën

9 Mars 2019, 15:53 Nga DOSJA
Barbie feston ditëlindjen e 60-të, historia e kukullës që

Më 9 mars 1959, kukulla Barbie pati debutimin e saj të parë në Panairin e Lodrave në New York, ajo ishte vetëm një kukull me rroba banje, flokët bionde të mbledhur, me syze të bardha në dorën e saj.

Gjashtë dekada më vonë, më shumë se 58 milionë kukulla të shitura çdo vit, ajo ishte

Për Lisa McKnight, nënkryetare e lartë dhe menaxhere e përgjithshme e Barbie-t, kjo kukull ka mbetur një ikonë, pasi çdo vajzë e vogël e gjen veten tek ajo, pastërtinë e saj, kujdesin për veten dhe kulturat e ndryshme tek vajza të ndryshme.

Sot Barbie feston ditëlindjen e saj të 60-të, ajo ka kapërcyer raftin e dyqaneve të lodrave. Ajo është e formave të ndryshme, me flokë në stile të ndryshme. Sot pas gjasshtë dekadash, Barbie ka pothuajse 40 filma të animuar me emrin e saj, është një ikonë e certifikuar e mediave sociale. Barbie ka qenë një kirurge, një astronaute, një folëse lajmesh, një president, dukeshë e Kembrixhit apo disa nga personazhet e “Mad Men”.

Historia e Barbie-t.

Ruth Handler është gruaja krijoji kukullën më të famshme në botë, Barbie.

Handler ka lindur në një familje me emigrantësh hebrenj dhe ka punuar me burrin e saj në kompaninë e tyre ‘Mattel’. Nga mesi i viteve 1940, kompania kishte gjeneruar 21.6 milionë dollarë në të ardhura, disa prej të cilave erdhën nga prodhimi i mobiljeve plastike të lodrave, të cilat Ruth i krijonte vetë.

Në vitin 1956, familja Handlers udhëtuan në Europë me fëmijët e tyre, Barbara dhe Ken. Gjatë udhëtimit të tyre, një kukull me emrin “Lilli”, e cili dukej si një vazjë e rritur, e mahniti Ruth-in.

Ideja e Ruth për Barbie u konceptua pasi ajo kuptoi se një treg dedikuar fëmijëve duhet të ishte edhe kjo kukull e tillë, me një trup njeriu dhe shumë e detajuar.  Në vitin 1959 Ruth e quajti kukullën Barbie sipas vajzës së saj, Barbara. Dhe në vitin 1961, ajo krijoi një kukull mashkull, me emrin e djalit të saj, Ken.

Edhe pse Barbie është përballur me shumë polemika në historinë e saj se promovon një imazh jo real të trupit për mungesën e përfaqësimit për të gjitha gratë dhe vajzat. Por kompania ka bërë një ndryshim të dukshëm këtë vit në zhvillimin e kukullave të lodrave për të përfshirë ngjyra të ndryshme të lëkurës, disa forma trupore dhe veshje të ndryshme.

Burimi: CNN Style

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture 60- vjetori i barbie-t barbie ruth handlers 60- vjetori i barbie-t barbie ruth handlers

Sondazh

Poll