Art&Argëtim

Rrëfimi tronditës i motrës së Michael Jackson: E dua vëllain tim, por nuk dua të shoh fëmijë të lënduar

9 Mars 2019, 18:03 Nga DOSJA
Rrëfimi tronditës i motrës së Michael Jackson: E dua

Në vitin 1993, e motra e këngëtarit, La Toya, dha një deklaratë ku tregonte të kundërtën e të gjitha fjalëve që po fliteshin për të.

Pas skandalit të “Leaving Neverland”, intervista e La Toya-s në vitit 1993 u rishfaq sërish. Në një konferencë për shtyp, ajo dekaron se Michael është pedofil.Në kohën kur u bë kjo deklaratë, La Toya ishte përjashtuar nga familja pasi e kishin akuzuar për mashtrim. Në atë periudhë, Michael u përball me akuza për abuzim fëmijësh nga familja e 13-vjeçarit Jordan Chandler.

“Kjo është hera e parë që flas për këtë, megjithëse nuk kam dashur kurrë që të flas. Por mendoj se është e trishtë kjo gjë, sepse unë vetë jam viktimë dhe e di çfarë ndjejnë. Babai më ka ngacmuar seksualisht. Nuk dua që fëmijë të vegjël e të pafajshëm të preken nga veprime të tilla. E dua shumë Michael-in, por më vjen keq për fëmijët, sepse nuk kanë më një jetë normale. Nuk kanë,”- ka deklaruar ajo. 

“Nëse qëndroj e heshtur, do të thotë që e ndjej fajin dhe poshtërimin që përjetojnë fëmijët dhe mendoj se është e gabuar. Ndaloni një minutë dhe mendoni për pak dhe më thoni. Cili burrë 35-vjeçar do ta merrte një djalë të vogël dhe të qëndronte me të për 30 ditë? Cili do ta merrte një djalë dhe do të qëndronte me të për 5 ditë në dhomë, pa dalë kurrë? Sa prej jush do të merrnit një fëmijë të vogël dhe do ta bënit këtë? E dua vëllain tim, por kjo është e gabuar. Nuk dua të shoh fëmijë të lënduar.” – shprehet ajo në videon e transmetuar asokohe nga MTV.

Video ku La Toya deklaron Michael ishte pedofil (1993).

Burimi: CNN 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz intervista per pedofili 1993 la toya jackson michael jackson intervista per pedofili 1993 la toya jackson michael jackson

Sondazh

Poll