Sport

Zbulohet tani!... Kounde ishte në pankinë kundër Alaves: ndëshkohet nga Flick për disa minuta vonesë

Flick: “Askush nuk është imun, madje as një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadër”.

8 Tetor 2024, 08:00 Nga DOSJA

Zbulohet tani!... Kounde ishte në pankinë kundër Alaves:

SPANJE - Nuk kishte humbur asnjë sekondë... deri të shtunën. Jules Koundé ishte një titullar i padiskutueshëm për Barcelonën: Hansi Flick e kishte titullar mbrojtësin francez në dhjetë ndeshjet e para zyrtare të skuadrës katalanase këtë sezon dhe nuk i dha atij as një moment pushim.

Për këtë shkak ka bërë bujë mungesa e ish-lojtarit të Sevillas në ndeshjen ndaj Alaves. Koundé e nisi ndeshjen nga stoli dhe luajti vetëm 23 minuta, ndërsa vendin e tij e zuri Hector Fort.

Në fund të ndeshjes u zbulua arsyeja e kësaj zgjedhjeje: trajneri gjerman nuk donte t'i kursente energjitë mbrojtësit të tij para pushimit ndërkombëtar, por vendosi një sanksion disiplinor ndaj tij.

Sipas informacioneve të raportuara nga Sport, Koundé u ndëshkua pasi mbërriti me vonesë në takimin para ndeshjes.

Trajneri i Barcelonës kishte paralajmëruar tashmë grupin e tij në disa raste për mungesë disipline dhe probleme të përpikmërisë. Askush nuk është imun, madje as një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll