Sport

Zbulohet sa është pasuria që Sir Bobi Çarlton i la bashkëshortes të ve!

Kampioni i Botës me Anglinë në 1966-ën ka qenë njëri prej lojtarëve ikonë të Kombëtares në fjalë. Në po të njëjtin vit ai fitoi edhe “Topin e Artë”.

8 Tetor 2024, 00:07 Nga DOSJA
Zbulohet sa është pasuria që Sir Bobi Çarlton i la

ANGLI - “The Sun” ka bërë publike shifrën që i ka lënë gruas së tij Sir Bobi Çarlton pas vdekjes. Sipas të përditshmes në fjalë zonja Norma ka trashëguar plot 631.000 mijë stërlina.

Kampioni i Botës me Anglinë në 1966-ën ka qenë njëri prej lojtarëve ikonë të Kombëtares në fjalë. Në po të njëjtin vit ai fitoi edhe “Topin e Artë”.

Ajo la një shënim të shkurtër në një kartë të vendosur pranë luleve gjatë homazheve që u bënë. Aty shkruhej: "I dashur Bobi, Përgjithmonë në mendimet e mia, Përgjithmonë në zemrën time, Gjithë dashuria ime si gjithmonë, Norma."

Dhe duket se Charlton ka siguruar që partnerja e tij do të ketë mundësi për çdo gjë edhe tani që ai nuk jeton më. Dokumentet e verifikimit të nënshkruara nga një gjykatë e Mançesterit tregojnë se Charlton kishte një pasuri me vlerë rreth 652.000 £, e reduktuar në 631.000 £, pasi u shlyen borxhet personale dhe shpenzimet e funeralit, që ai ia la Lady Normës.

B.T (Dosjas.al)

Sondazh

Poll