Politike

Protesta kombëtare e opozitës, Ilir Meta niset drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit": Do protestojmë deri në përmbysjen e narkoshtetit!

Duke ecur, Meta tha për gazetarët se do iu bashkohet opozitarëve në shesh, dhe se do të protestojë deri në atë ai e quajti "përmbysje e narkoshtetit". 

7 Tetor 2024, 18:43 Nga r.ll
Protesta kombëtare e opozitës, Ilir Meta niset drejt bulevardit
ilir meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është nisur drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Meta shihet i shoqëruar nga nënkryetari i PL-së, Tedi Blushi. 

Duke ecur, Meta tha për gazetarët se do iu bashkohet opozitarëve në shesh, dhe se do të protestojë deri në atë ai e quajti "përmbysje e narkoshtetit". I pyetur për skenarin dhe itinerarin e protestës, Meta ka zgjedhur të mos përgjigjet. 

“Do vazhdojmë deri në arritjet objektivave të kësaj proteste. Objektivat janë përmbysja e regjimit dhe zgjimi i njerëzve për të vendosur drejtësinë. Aq më tepër pas aktit të fundit banditesk të dënimit politik të deputetit Ervin Salianji vetëm se denoncoi lidhjet e narkoqeverisë me trafikun e drogës”, tha Meta.

Pak më herët edhe deputetët e Partisë Demokratike kanë lënë selinë blu për t'ju bashkuar qytetarëve në sheshin para Kryeministrisë. 

ilir meta protesta e opozites 7 tetor 2024

Sondazh

Poll