Sport

Berbatov: "Një 36-vjeçar lojtari i ndeshjes? Të gjithë te United duhet të kenë turp!”

Ish-lojtari i Mançesterit i hedh zjarrit benzinë për futbollin që luan Manchester United, duke theksuar se Johny Evans doli si lojtari më i mirë në Villa Park.

7 Tetor 2024, 12:30 Nga DOSJA

Berbatov: "Një 36-vjeçar lojtari i ndeshjes? Të

ANGLI - Ishte një ditë gri në Birmingham pas ndeshjes mes Aston Villas dhe Manchester United në Villa Park. E vetmja siguri është se Erik Ten Hag ka shpëtuar edhe një herë tjetër, por, megjithatë, ai ka humbur besueshmërinë për ndonjë nga “lopët e shenjta” të “Djajve të Kuq”.

I fundit që është shprehur se sa zhgënjyese është të shohësh lojën e ish-skuadrës së tij kanë qenë Dimitar Berbatov dhe, pas tij Paul Scholes, i cili vazhdon fjalimin e tij të moskuptimit për vendimet e trajnerit holandez.

Në lidhje me këtë, bullgari u hutua kur pa dy qendërmbrojtësit kryesorë të United: Harry Maguire dhe Johnny Evans. "Një nga karakteristikat kryesore të sulmuesve të Villa është shpejtësia. Unë mendoj se ata do të vuajnë sot,"- pranoi ai në mikrofonat e Sky Sports para fillimit të ndeshjes.

Ajo që ai nuk e priste ishte ajo që ndodhi në fund të ndeshjes: që i dhanë çmimin "Njeriu i ndeshjes" qendërmbrojtësit veteran të United. “Do të përpiqem të gjej fjalët e duhura: Të gjithë sot në fushë duhet të kenë turp”, tha ish-sulmuesi i “Djajve të Kuq”.

Dhe me këtë rast, Paul Scholes përfundoi: “Ai është 36 vjeç, ka ardhur vetëm për t’u stërvitur me Manchester United dhe është mbrojtësi i tyre më i mirë: ky është një tregues se diçka nuk shkon mirë”, këmbënguli ish-mesfushori anglez.

Që diçka nuk është në rregull te Manchestwer United është e padiskutueshme. Skuadra e Ten Hag është në vendin e 14-të në tabelë, nëntë pikë prapa Evropës. Pushimi i kombëtares: koha për të reflektuar deri në duelin e radhës nga Old Trafford kundër Brentford.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll