Aktualitet

"Kishin rreth një vit që jetonin në një shtëpinë!" Viktima u godit me shishe në fytyrë, detaje nga ngjarja në Sarandë

Sipas policisë 42-vjeçari ishte në gjendje tepër të dehur madje nuk ishte larguar as nga vendi i ngjarjes.

7 Tetor 2024, 10:44 Nga M.B
"Kishin rreth një vit që jetonin në një
Foto ilustruese

SARANDA- Lidhur me ngjarjen e shënuar mbrëmjen e shkuar në fshatin Gjashtë, në Sarandë, kanë dalë të tjera detaje. 65-vjeçari Gëzim Bizoni gjeti vdekjen pasi është goditur me shishe në fytyrë teksa autor dyshohet të jetë 42-vjeçari Admir Beqiri i cili është arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Pas arrestimit autori është dërguar në spital për të përcaktuar gjendjen e tij.

Sipas policisë 42-vjeçari ishte në gjendje tepër të dehur madje nuk ishte larguar as nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu dyshohet që edhe viktima të ketë qenë në gjendje të dehur. Mësohet po ashtu se dy personat  që e shoqëronin kishin rreth një vit që jetonin në shtëpinë e viktimës të 65-vjeçarit Gëzim Bizoni bënin një jetë jo të rregullt. Sipas mjekut ligjor viktima është nisur sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

saranda

Sondazh

Poll