Aktualitet

EMRI/ Vritet me një plumb në kokë 37-vjeçari shqiptar në Itali, u qëllua në sy të të birit sapo mbërriti në oborrin e banesës

Sipas mediave italiane, në prag të festës së Madonna del Rosario, në fshat u dëgjuan disa të shtëna armësh, të paktën gjashtë sipas disa dëshmitarëve.

7 Tetor 2024, 09:03 Nga M.B
EMRI/ Vritet me një plumb në kokë 37-vjeçari shqiptar
Beni Arshiaj

ITALIA- 37-vjeçari shqiptar, Beni Arshiaj është vrarë rreth orës 21:00 të mbrëmjes të së dielës në fshatin Oratoio, në periferi të Pizës në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se Arshiaj u qëllua për vdekje me plumb në kokë. Po ashtu mësohet se 37-vjeçari u qëllua në sy të të birit, në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas mediave italiane, në prag të festës së Madonna del Rosario, në fshat u dëgjuan disa të shtëna armësh, të paktën gjashtë sipas disa dëshmitarëve. Duket se pas zhurmës së të shtënave disa fqinjë kanë vënë re dy persona që po largoheshin me një mjet. Ndërkohë autoritetet mbërritën në vendngjarje, ndërsa policia bashkiake mbylli aksesin në rrugë.

Gjithashtu bëhet me dije se 37-vjecari shqiptar sapo ishte kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar furgonin e tij kur u vra. Në vendngjarje u gjetën pesë gëzhoja pistolete të kalibrit 22, por vetëm një plumb goditi objektivin, një e shtënë fatale në tëmth.

italia

Sondazh

Poll