Aktualitet

“Kujdes mos u provokoni!" Sot protesta e opozitës, Proda takim me shefat e komisariateve: Ndërhyrjet të jenë të minimizuara, ruani qetësinë dhe godinat e institucioneve

Mësohet se Proda iu ka kërkuar vartësve të japin porosi të qarta për efektivët në terren që të mos provokohen nga protestuesit dhe ndërhyrjet të jenë sa më të pakta.

7 Tetor 2024, 09:39 Nga M.B
“Kujdes mos u provokoni!" Sot protesta e opozitës, Proda takim
Ilir Proda

TIRANA- Kanë dalë detaje nga takimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda me drejtuesit e komisariateve dhe Policisë së Tiranës në takimin e zhvilluar mbrëmjen e së dielës që kishte në fokus masat për protestën e opozitës.

Mësohet se Proda iu ka kërkuar vartësve të japin porosi të qarta për efektivët në terren që të mos provokohen nga protestuesit dhe ndërhyrjet të jenë sa më të pakta.

Ai po ashtu ka kërkuar që ndërhyrjet të jenë të minimizuara, vetëm në raste nevoje. Një porosi e veçantë ka qenë dhe për personat me precedentë të mëparshëm.

“Kujdes mos u provokoni nga protestuesit. Ndërhyrjet të jenë të minimizuara, vetëm në raste nevoje. Mos të krijohen përplasje të provokuara. Ruani qetësinë dhe godinat e institucioneve. Kujdes listat me emrat e personave që kanë precedentë, të mbahen nën vëzhgim. Të filmohen dhe dokumentohen të gjitha veprimet e dhunshme dhe të jashtëligjshme”, ka kërkuar Drejtori i Policisë së Shtetit.

 

ilir proda

Sondazh

Poll