Bota

VIDEO/ Vijojnë sulmet në Lindjen e Mesme! Izraeli paralajmëroi banorët që të evakuoheshin, shpërthime masive në Bejrut

Ky shpërthim vjen pak kohë pasi Izraeli paralajmëroi njerëzit në rrethinat jugore të qytetit që të evakuoheshin.

6 Tetor 2024, 07:46 Nga M.B
VIDEO/ Vijojnë sulmet në Lindjen e Mesme! Izraeli paralajmëroi
Foto nga vendi i ngjarjes

LINDJE E MESME- Në Bejrut të Libanit ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm mbrëmjen e shkuar. Ky shpërthim vjen pak kohë pasi Izraeli paralajmëroi njerëzit në rrethinat jugore të qytetit që të evakuoheshin.

Mediat e huaja raportojnë se në kryeqytetin libanez janë të dëgjuar të paktën 6 shpërthime. Një prej tyre siç tregojnë edhe imazhet është i përmasave të mëdha.

Shpërthimet vijnë pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga Izraeli gjatë gjithë ditës në Bejrut. Edhe Hezbollahu ka lëshuar me dhjetëra raketa në veri të Izraelit. 

bejrut

Sondazh

Poll