Tërmet 5.4 Rihter godet Zelandën e Re, epidendra ishte në Wellington
Foto ilustruese ZELANDË E RE- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 i shkallës Rihter ka goditur Zelandën e Re mbrë...
Protestuesit e partisë opozitare TISZA, thonë se televizioni shtetëror MTVA bën propagandë të njëanshme, duke u dhënë kohë televizive vetëm politikanëve nga partia dhe qeveria e kryeministrit Viktor Orban dhe analistëve që i bëjnë jehonë linjës së tyre.
HUNGARI- Mijëra hungarezë u mblodhën të shtunën para televizionit shtetëror të vendit, për të protestuar kundër asaj që ata e quajtën si "makina e propagandës" e qeverisë dhe duke bërë thirrje për një shërbim publik të pavarur të medias. Protestuesit e partisë opozitare TISZA, thonë se televizioni shtetëror MTVA bën propagandë të njëanshme, duke u dhënë kohë televizive vetëm politikanëve nga partia dhe qeveria e kryeministrit Viktor Orban dhe analistëve që i bëjnë jehonë linjës së tyre.
Partia e qendrës së djathtë TISZA, e udhëhequr nga Peter Magyar, një figurë e re në politikë, po paraqet sfidën më të madhe për nacionalistin e krahut të djathtë Orban që kur ai mori pushtetin në vitin 2010.
Mijëra mbështetës të TISZA-s u mblodhën në Budapest me flamuj kombëtarë dhe pankarta ku shkruhej "Stop Propagandës" dhe duke thirrur "Nuk kemi frikë" dhe "është mbushur kupa" në tubimin e fundit masiv të thirrur nga zoti Magyar.
“Mjaft me keqdashje, gënjeshtra, propagandë, durimi ynë është sosur" i tha ai turmës së mbledhur.
"Televizioni publik që kemi sot në Hungari është një skandal global, mjaft."
Zoti Magyar kërkoi që TV publik ta shfaqte protestën pa ndërhyrje në video. TISZA, një akronim hungarisht i emrit të partisë “Respekt dhe Liri” ka 39% mbështetje midis votuesve, krahasuar me 43% të partisë Fidesz të zotit Orbanit, sipas një sondazhi të muajit të kaluar. Zgjedhjet e ardhshme janë planifikuar në fillim të vitit 2026. Zoti Magyar, duke shfrytëzuar zhgënjimin në rritje të votuesve me Orbanin në një kohë kur ekonomia sapo po del nga një krizë inflacioni, ka premtuar të çrrënjosë korrupsionin, të rindërtojë mediat publike dhe të rivendosë kontrollet dhe balancat demokratike, për të cilat kritikët thonë se janë tkurrur gjatë qeverisjes së zotit Orban.
Media publike shërben kryesisht si zëdhënëse e qeverisë, por edhe media private kontrollohet kryesisht nga aleatët e Fidesz të Orbanit. Qeveria ka mohuar cenimin e lirisë së shtypit. Raportuesja e Posaçme e OKB-së për lirinë e mendimit dhe të shprehjes, Irene Khan, ka thënë se Hungaria ka “një mjedis mediatik të pashëndetshëm, ku pluralizmi, diversiteti dhe pavarësia e mediave vihen në pikëpyetje"./ VOA
Foto ilustruese ZELANDË E RE- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 i shkallës Rihter ka goditur Zelandën e Re mbrë...
Gjenerali Wieslaw Kukula POLONI- Polonia do të ketë nevojë për një ushtri shumë më të madhe, nëse kërkon ...
Romë ROMË- Incidentet shpërthyen ditën e sotme gjatë një demonstrate pro-palestineze në Romë, e cila nuk kishte mar...
Foto ilustruese KINË- Gjysmë-shekulli pasi testoi fuqinë e saj në betejat gjeopolitike të Luftës së Ftohtë në ...
Talebane AFGANISTAN- Politikat shtypëse të talibanëve dhe shkeljet e gjëra të të drejtave të njeriut e kanë bë...
Serwer KOSOVË- Profesori amerikan, Daniel Serwer ka bërë një analizë të gjatë rreth qëndrimeve të mundshme t&e...
Macron FRANCË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që të ndalohen dërgesat e armëve për Izr...
Trump dhe Harris SHBA- Ka mbetur vetëm një muaj deri në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara dhe demo...
Foto ilustruese IZRAEL- Izraeli ka zgjeruar bombardimet në Liban më 5 tetor, duke goditur periferitë në jug të Bejrutit përme...
Hashem Shafi al-Din BEJRUT- Sipas Al-Arabiya dhe mediave arabe, ka vdekur udhëheqësi i Hezbollahut, Hashem Shafi al-Din. Shafi al-Din sapo kishte...