Bota

Mijëra mbështetës pro-palestinezë në demonstratat "e ndaluara" në Romë, 24 policë dhe tre demonstrues të plagosur (VIDEO)

Policia italiane njoftoi se gjatë incidenteve të ndodhura pasditen e sotme në zonën Ostiense të Romës, në demonstratën në favor të popullit palestinez, janë plagosur të paktën njëzet e katër policë. Një protestues i ri, siç u njoftua më herët, dhe dy të rinj të tjerë, kanë mbetur të plagosur në kokë.

5 Tetor 2024, 21:57 Nga N.F
Mijëra mbështetës pro-palestinezë në demonstratat
Romë

ROMË- Incidentet shpërthyen ditën e sotme gjatë një demonstrate pro-palestineze në Romë, e cila nuk kishte marrë leje nga autoritetet për t'u zhvilluar. Mësohet se një vajzë ka mbetur e plagosur në kokë. Policia italiane njoftoi se gjatë incidenteve të ndodhura pasditen e sotme në zonën Ostiense të Romës, në demonstratën në favor të popullit palestinez, janë plagosur të paktën njëzet e katër policë. Një protestues i ri, siç u njoftua më herët, dhe dy të rinj të tjerë, kanë mbetur të plagosur në kokë.


Sipas shtypit italian, në mobilizim ka pasur elementë të dhunshëm të cilët kanë hedhur në drejtim të policisë dhe karabinierëve, ndër të tjera, sinjalistikë rrugore prej hekuri, shishe dhe kokteje molotovi. Policia përdori gaz lotsjellës dhe vazhdoi hedhjen e ujit me pompa ndërsa protestuesit hodhën shishe dhe hekura drejt policisë.


“Italia duhet të ndalojë shitjen e armëve për Izraelin. Ne kërkojmë fundin e menjëhershëm të gjenocidit në Gaza”, nënvizoi një nga organizatorët.

Në të njëjtën kohë, pjesëmarrësit kanë brohoritur parulla kundër kryeministrit italian Giorgia Meloni dhe kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu. Mobilizimi u organizua, ndër të tjera, nga organizatat palestineze në Itali, sindikatat autonome të së majtës dhe partia e majtë "Fuqia për Popullin".

Më herët, disa përdorues, në postimet e tyre në internet, raportuan se për shkak të pranisë së madhe të policisë dhe karabinierëve, autobusët e organizuar me protestues nuk mund të arrinin në zonën e Ostiense.

“Protesta është e paligjshme. Kam besim të plotë te forcat policore se do ta trajtojnë situatën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ministri i Brendshëm italian Matteo Piandendozzi.

protesta pro-palestineve ne rome plagosje

Sondazh

Poll