Sport

DREJTËSIA/ Diarra fitoi në GJED, "rasti" do të revolucionarizojë transfertat e lojtarëve

Një gjykim që mund të shkundë transfertat në planetin e futbollit!

4 Tetor 2024, 15:25 Nga DOSJA

DREJTËSIA/ Diarra fitoi në GJED, "rasti" do të

BELGJIKE - Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED) dha një vendim historik këtë të premte në mëngjes, duke kërkuar ndryshimin disa nga rregullat e transferimit të FIFA-s.

Në një rast midis Lassana Diarra, ish-futbollistit ndërkombëtar francez, dhe sindikatës së lojtarëve FIFPro kundër FIFA-s dhe Federatës Belgjike të Futbollit, GJED vendosi se disa rregulla të transferimit të lojtarëve bien ndesh me ligjet evropiane, veçanërisht në lidhje me lëvizjen e lirë të punëtorëve.

Rregulloret e FIFA-s shpjegojnë se nëse një lojtar ndërpret kontratën e tij pa një arsye të vlefshme, ai duhet të paguajë kompensim për ish-klubin e tij. Përveç kësaj, klubi i ri që e rekruton atë mund të jetë gjithashtu përgjegjës për këtë kompensim.

Një ndryshim i madh?

GJED-ja u shpreh, se këto rregulla ka të ngjarë të kufizojnë lirinë e lojtarëve për të ndryshuar klube dhe për të vazhduar karrierën e tyre në një vend tjetër, gjë që bie ndesh me ligjin evropian për lëvizjen e lirë të njerëzve.

10 vite pas fillimit të mosmarrëveshjeve mes Lassana Diarra dhe Lokomotiv Moskës, rusët që kërkonin 20 milionë euro dëmshpërblim, ish-mesfushori fitoi çështjen e tij.

Ky vendim mund të ketë pasoja të rëndësishme në tregun e transferimeve në futbollin profesionist, duke e detyruar FIFA-n të rimendojë rregullat e saj për t'i përafruar ato me ligjet evropiane.

Për lojtarët, ky vendim përfaqëson një hap të madh përpara në të drejtën e tyre për të zgjedhur lirisht se ku do të ndjekin karrierën e tyre, pa u penguar nga rregullore tepër strikte.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll