Sport

Konflikti në Lindjen e Mesme “frikëson” sauditët e Al Nasr: Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij nuk duan të luajnë në Iran…

“Nuk kemi paraqitur ende një kërkesë zyrtare në Konfederatën Aziatike për ta zhvendosur ndeshjen e shumëpritur kontinentale”. Por me sa duket është një hap që do të bëhet sa më shpejt…

4 Tetor 2024, 11:55 Nga DOSJA

Konflikti në Lindjen e Mesme “frikëson” sauditët e Al

ARABIA SAUDITE - Konflikti në Lindjen e Mesme vë në rrezik zhvillimin normal të Ligës së Kampionëve të Azisë.

Skuadra eAl Nassr e portugezit Cristiano Ronaldo mendon t'i kërkojë Konfederatës Aziatike të Futbollit që ta zhvendosë ndeshjen që do të luhet më 22 tetor në Teheran, kryeqyteti i Iranit, kundër Esteghlalit në një territor neutral. 

Arsyeja, pikërisht, lidhet me sulmin e fundit iranian ndaj Izraelit dhe ka shqetësime për një kundërsulm të mundshëm.

“Ne po monitorojmë situatën dhe do të punojmë në ditët e ardhshme për ta zhvendosur ndeshjen në një vend neutral”,- tha një burim nga brenda Al Nassr për Al Riyadiya.

Personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, megjithatë saktësoi se ende nuk është bërë kërkesa zyrtare për zhvendosjen e ndeshjes: “Nuk kemi paraqitur ende një kërkesë zyrtare në Konfederatën Aziatike për ta zhvendosur ndeshjen e shumëpritur kontinentale”. Por me sa duket është një hap që do të bëhet sa më shpejt.

Në vitin 2016, Konfederata Aziatike vendosi që ndeshjet mes klubeve saudite dhe iraniane të luheshin në një territor neutral, një masë që mbeti aktive deri në edicionin e fundit të Ligës së Kampionëve, kur sauditët dhe iranianët ishin sërish në gjendje të luanin në stadiumet e tyre.

Në atë kohë, skuadrat e Arabisë Saudite zgjodhën Katarin për të luajtur ndeshjet e tyre, ndërsa klubet iraniane zgjodhën Muskatin, kryeqytetin e Omanit dhe Dubain, në Emiratet e Bashkuara Arabe, si vende për ndeshjet e tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Tetor 2024, 09:00

PSG nis të lëvizë për Mo Salah…

FRANCE - Në moshën 32-vjeçare, Mohamed Salah, i lidhur me Liverpoolin deri në qershor 2025, vazhdon të mbetet i paqartë pë...