Sport

Belgjika pa De Bruyne dhe Lukaku, trajneri Tedesco justifikohet…

"Kevin është një lojtar i madh, por ai gjithashtu ka një personalitet të madh. Ne folëm pas asaj që ndodhi në ndeshjen e fundit. Është bërë një temë e rëndësishme në media, por në dhomat e zhveshjes kjo nuk është një temë e madhe”.

4 Tetor 2024, 11:24 Nga DOSJA

Belgjika pa De Bruyne dhe Lukaku, trajneri Tedesco justifikohet…

BELGJIKE - Eshtë publikuar listën e lojtarëve të Belgjikës të thirrur për ndeshjet kundër Italisë dhe Francës. Ka tre shtesa të reja për trajnerin Domenico Tedesco: Malick Fofana (Lyon), Matte Smets (Genk) dhe Cyril Ngonge (Napoli), ndërsa Kevin de Bruyne dhe Romelu Lukaku mungojnë.

“Shpresoj që Lukaku të jetë me ne në nëntor, por kjo varet nga ai, për momentin nuk ka minuta loje”,- tha Tedesco në konferencë.

Marrëdhënia me De Bruyne? "Kevin është një lojtar i madh, por ai gjithashtu ka një personalitet të madh. Ne folëm pas asaj që ndodhi në ndeshjen e fundit. Është e qartë se ai ishte i zemëruar, ai gjithmonë dëshiron të fitojë. Është bërë një temë e rëndësishme në media, por në dhomat e zhveshjes kjo nuk është një temë e madhe”.

Mungesa e Vermeeren? “Vendosëm se ishte më mirë për të të luante me U-21 këtë herë, javën e ardhshme janë dy ndeshje të rëndësishme kualifikuese për Kampionatin Evropian, kundër Skocisë dhe Hungarisë”.

Kapiteni? "E kam tashmë një ide se kush do të jetë kapiten, do ta komunikojmë para ndeshjes. Më duhet ta diskutoj fillimisht me lojtarët, sepse ndonjëherë vetë lojtarët nuk e duan këtë përgjegjësi."

Ja dhe lista e kombëtares së Belgjikës:

Portierë: Koen Casteels, Matz Sels, Maarten Vandevoordt

Mbrojtës: Timothy Castagne, Zeno Debast, Maxim De Cuyper, Wout Faes, Arthur Theate, Koni De Winter, Sebastiaan Bornauw, Matte Smets

Mesfushorë: Amadou Onana, Orel Mangala, Youri Tielemans, Arne Engels

Sulmues: Johan Bakayoko, Jérémy Doku, Charles De Ketelaere, Dodi Lukebakio, Loïs Openda, Malick Fofana, Cyril Ngonge, Leandro Trossard

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Tetor 2024, 09:00

PSG nis të lëvizë për Mo Salah…

FRANCE - Në moshën 32-vjeçare, Mohamed Salah, i lidhur me Liverpoolin deri në qershor 2025, vazhdon të mbetet i paqartë pë...