Sport

Nations League/ Sylvinho zyrtarizon listën e Kombëtares për Çekinë dhe Gjeorgjinë...

Grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”

4 Tetor 2024, 10:32 Nga DOSJA

Nations League/ Sylvinho zyrtarizon listën e Kombëtares për

TIRANE - Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, “Epet Arena”, 20:45) dhe Gjeorgjisë (14 tetor, “Mikheil Meskhi Stadium”, 20:45).

Trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me 24 lojtarë të grumbulluar për dy ndeshjet në transfertë.

Në portë janë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri. Në mbrojtje: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj

Në mesfushë: Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi. Në sulm: Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë.

Nations League/ Sylvinho zyrtarizon listën e Kombëtares për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Tetor 2024, 09:00

PSG nis të lëvizë për Mo Salah…

FRANCE - Në moshën 32-vjeçare, Mohamed Salah, i lidhur me Liverpoolin deri në qershor 2025, vazhdon të mbetet i paqartë pë...