Sport

Mo Salah krahason Liverpool-in e Jurgen Klopp-it me këtë të Arne Slot-it...

Skuadra ‘kuqe’, lider në Premierligë dhe plot fitore në Ligën e re të Kampionëve

3 Tetor 2024, 14:00 Nga DOSJA

Mo Salah krahason Liverpool-in e Jurgen Klopp-it me këtë të Arne

ANGLI - Mohamed Salah dhe Liverpool i Arne Slot, po ecin me avull të plotë përpara. Lider në Premierligë (me një pikë më shumë se Manchester City i Pep Guardiolës dhe Arsenali i Mikel Artetas ), me shumë fitore në dy xhirot e para të Champions League (1-3 kundër Milanit dhe 2-0 kundër Bolognës) dhe kanë kaluar raundin e tretë në Kupën Carabao (5-1 kundër West Hamit të Julen Lopeteguit).

Salah shkëlqeu të mërkurën kundër Bolognës: ai shënoi një gol të mrekullueshëm. Por e ardhmja e yllit egjiptian është në ajër, kontrata e tij përfundon në vitin 2025. Ai la të kuptohet se mund të jetë viti i tij i fundit në skuadrën e Reds. Por të mërkurën u pa se ai është i lumtur te ky Liverpool.

Salah foli pas 2-0 ndaj Bolognës edhe për të dy trajnerët, Klopp dhe Slot. "Me Klopp stili ynë i lojës ishte gjithmonë i qëndrueshëm dhe ne e imponuam atë stil në çdo skuadër që përballeshim. Arne (Slot) ndonjëherë bën ndryshime për t'u përshtatur në varësi të kundërshtarit,"- tha 'Faraoni’ egjiptian. 

Këtë sezon, Salah ka shënuar 9 gola dhe 6 asistime në të gjitha garat. Në Champions League, një gol dhe një asist. Në Premier, 4 dhe 4. Dhe një 'objektiv' në Carabao Cup.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll