Bota

Shkak situata e sigurisë në rajon, British Airways zgjat pezullimin e fluturimeve për në Tel Aviv deri në fund të tetorit

Më përpara British Airways kishte njoftuar se pezullimi do të ishte deri më 24 shtator por për shkak të situatës së sigurisë në rajon ka dalë sot me një njoftim të dytë. Ata në njoftimin e tyre kanë bërë me dije se siguria është prioriteti i tyre absolut.

3 Tetor 2024, 18:51 Nga N.F
Shkak situata e sigurisë në rajon, British Airways zgjat pezullimin e
Foto ilustruese

IZRAEL- British Airways njoftoi sot se po zgjat deri më 26 tetor pezullimin e fluturimeve të saj me Tel-Aviv. Më përpara British Airways kishte njoftuar se pezullimi do të ishte deri më 24 shtator por për shkak të situatës së sigurisë në rajon ka dalë sot me një njoftim të dytë. Ata në njoftimin e tyre kanë bërë me dije se siguria është prioriteti i tyre absolut.

"Ne po monitorojmë vazhdimisht situatën në Lindjen e Mesme dhe kemi marrë vendimin operacional për të anuluar fluturimet tona për në Tel-Aviv deri të shtunën, 26 tetor 2024. Siguria është gjithmonë prioriteti ynë absolut," tha kompania.

Irani tha të mërkurën se sulmi me raketa – sulmi më i madh ndonjëherë kundër Izraelit – mori fund me kaq nëse nuk ka provokime të mëtejshme, por Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të përgjigjen fuqishëm.

Më shumë se 1.900 njerëz janë vrarë dhe mbi 9.000 të tjerë janë plagosur në Liban gjatë pothuajse një viti të luftimeve ndërkufitare mes Izraelit dhe Hezbollahut, por shumica prej tyre janë vrarë vetëm në dy javët e fundit, sipas statistikave të Qeverisë libaneze.

british airways tel aviv fluturime izrael

Sondazh

Poll