Bota

FOTOLAJM/ Në Zveçan vendosen tabela në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze

Peçi ka deklaruar se të gjitha këto tabela informuese janë thelbësore për banorët dhe për të gjithë komunitetet që jetojnë në Zveçan.

3 Tetor 2024, 17:05 Nga r.ll
FOTOLAJM/ Në Zveçan vendosen tabela në gjuhën shqipe,
tabelat


ZVEÇAN- Komuna e Zveçanit që drejtohet nga Ilir Peci, ka vendosur tabelat në rrugë në tri gjuhë, në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Një nga tabelat me përshkrimin “Mirë se vini” është vendosur në rrugën Zveçan-Mitrovicë.

Në një postim në Facebook, Peçi ka deklaruar se të gjitha këto tabela informuese janë thelbësore për banorët dhe për të gjithë komunitetet që jetojnë në Zveçan.

“Ato gjithashtu do t’u ofrojnë ndihmë vizitorëve nga e gjithë Kosova dhe më gjerë, duke treguar se kjo është një zonë ku diversiteti dhe bashkëjetesa janë vlera të çmuara. Bashkëpunimi ynë për të arritur këtë hap, gjithashtu shpreh angazhimin tonë të vazhdueshëm për promovimin e gjuhëve zyrtare në hapësirat publike”, ka thënë Peci.

Komisioneri për gjuhët, Slavisha Mlladenoviç, në mars të këtij viti kishte thënë se zëvendësimi i tabelave duhet të bëhet në frymën e multietnicitetit dhe përbërjes etnike të popullsisë në veri të Kosovës.

ilir peci komuna e zvecanit

Sondazh

Poll