3 Tetor 2024, 18:30
Nga N.F
Rutte dhe Zelenskyy
UKRAINË- Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar vizitën e tij të parë në Kiev, dy ditë pas marrjes së detyrës. Gjatë vizitës Rutte përsëriti mbështetjen e NATO -s për Ukrainën, duke thënë se vendet perëndimore do ta mbështesin atë "deri në fitore" ndaj Rusisë.
Vizita vjen në një moment të vështirë për Ukrainën, forcat e së cilës po tërhiqen në frontin lindor, duke pësuar humbje në njerëz dhe armë, dhe ndërsa ka thirrje në rritje për negociata për t'i dhënë fund luftës, madje edhe midis aleatëve të Kievit. Më herët të enjten, Rusia konfirmoi se kishte pushtuar qytetin Buhlendar, të cilin e kishte luftuar ashpër për gati dy vjet.
"Është prioriteti im dhe privilegji im të promovoj mbështetjen perëndimore në mënyrë që Ukraina të fitojë," tha Rutte.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy përsëriti ankesat që ka shprehur prej muajsh me aleatët e tij perëndimorë, të cilët i akuzon se kanë vonuar dërgesat e raketave me rreze të gjatë veprimi, sistemet e armëve në qendër të një debati nëse ato duhet të përdoren kundër tokës ruse. Kievi kërkon të lejohet të godasë objektiva thellë brenda Rusisë për të kufizuar aftësinë e Moskës për të goditur Ukrainën, por shumë nga aleatët e saj, përfshirë SHBA-në, po refuzojnë t'i japin dritën jeshile, nga frika e një përshkallëzimi të luftës.
Rutte është një nga mbështetësit e Ukrainës dhe është etiketuar si "rusofob" nga Moska. Ndër të tjera, ai kishte drejtuar përpjekjet për t'i dhënë avionëve luftarakë F-16 ukrainasve. Zelenskyy e quajti atë një "mik të madh" dhe kujtoi se qëllimi i Kievit është integrimi i plotë i Ukrainës në Traktatin e Atlantikut të Veriut.
mark rutte nato lufta ukraine-rusi
Bota
3 Tetor 2024, 17:47
N.F
Trump
SHBA- Sipas dokumentacionit të paraqitur nga prokuroria në gjykatë, ish-Presidenti Donald Trump akuzohet se kishte përgatitur t...
Bota
3 Tetor 2024, 17:20
N.F
Venezuelë
VENEZUELË- Na ndajnë 85 ditë larg Krishtlindjeve ndërsa në Venezuelë atmosfera festive ka trokitur n...
Bota
3 Tetor 2024, 17:05
r.ll
tabelat
ZVEÇAN- Komuna e Zveçanit që drejtohet nga Ilir Peci, ka vendosur tabelat në rrugë në tri gjuhë, në gju...
Bota
3 Tetor 2024, 16:51
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Prej muajsh, Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Izraelin që të mos lejojë që lufta në Gazë kund...
Bota
3 Tetor 2024, 16:37
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Institucionet thonë se në Kosovë ka zhvillim ekonomik dhe rënie të inflacionit. Por, ekspertët v...
Bota
3 Tetor 2024, 16:16
N.F
Mjeku Kwan
ANGLI- Rasti i një mjeku të njohur, i cili akuzohet se kishte planifikuar të vriste partnerin e nënës së tij ...
Bota
3 Tetor 2024, 16:06
r.ll
sergei ryabkov
RUSI- Ballafaqimi i tanishëm mes Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën është i pakrahasueshëm në h...
Bota
3 Tetor 2024, 15:21
N.F
Libaneze
LIBAN- Mahmoud e bën gjumin në një batanije, bashkë me gruan dhe djalin dyvjeçar, në plazhin e kryeqytetit të...
Bota
3 Tetor 2024, 14:25
E. D
pamje nga vendngjarja
ITALI- 184 pasagjerë i shpëtuan tragjedisë ditën e sotme, në aeroportin e Brindisit në Itali pasi avion...
Bota
3 Tetor 2024, 14:31
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Policia e Kosovës njoftoi për një shpërthim që kaloi pa dëme në njerëz në komunën...