3 Tetor 2024, 18:41
Nga r.ll
foto ilustruese
LIBAN- Ushtria e Izraelit u ka bërë thirrje banorëve të më shumë se 20 qytezave në jug të Libanit të largohen nga shtëpitë e tyre menjëherë të enjten. Ndërkohë, në Bejrut janë dëgjuar disa shpërthime të fuqishme.
Thirrjet për evakuim nga qytezat jugore vlejnë edhe për kryeqytetit provincial, Nabatieh, që nënkupton se një operacion tjetër izraelit kundër grupit militant Hezbollah - i cili kontrollon Libanin jugor - është i pashmangshëm.
Izraeli i dërgoi trupat tokësore në jug të Libanit pas dy javëve bombardimesh të pareshtura ajrore kundër Hezbollahut.
Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.
Ndërkohë, në periferinë jugore të Bejrutit, bastionin e Hezbollahut, janë dëgjuar tri shpërthime të enjten. Disa shtëllunga të mëdha tymi u panë duke u ngritur lart pas sulmeve të fuqishme izraelite.
Gjatë natës, Izraeli e bombardoi Bejrutin qendror, duke i vrarë nëntë njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit.
Dëshmitarët thanë për Reuters se dëgjuan një shpërthim të madh, për të cilin një burim sigurie tha në shënjestër kishte një ndërtesë në distriktin Baçura, disa qindra metra nga Parlamenti.
"Një tjetër natë pa gjumë në Bejrut. Duke numëruar shpërthimet që po tronditin qytetin. Pa sirena paralajmëruese. Pa e ditur se çfarë vjen më pas. Vetëm pasiguria që na pret. Ankthi dhe frika janë të kudogjendura", tha të enjten koordinatorja e posaçme e OKB-së në Liban, Jeanine Hennis-Plasschaert, në X.
Një grup i mbrojtjes civile, i lidhur me Hezbollahun, tha se shtatë pjesëtarë nga stafi i tij, përfshirë dy mjekë, u vranë në sulmin në Bejrut, për të cilin Izraeli tha se ishte një sulm ajror "i saktë".
Izraeli gjithashtu tha se ka goditur një ndërtesë komunale në qytetin jugor libanez, Bint Jbeil, duke vrarë 15 anëtarë të Hezbollahut, ndërsa më shumë se një duzinë raketash izraelite goditën periferinë jugore të Dahieh, ku udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra javën e kaluar.
Tetë ushtarë izraelitë u vranë në luftimet tokësore të mërkurën në Libanin jugor.
Derisa ushtria izraelite po e vazhdon ofensivën në jug të Libanit, Izraeli është duke shqyrtuar opsionet për hakmarrje kundër Iranit për sulmin raketor të 1 tetorit.
Irani e përshkroi sulmin e tij të 1 tetorit si hakmarrje ndaj Izraelit për ofensivën në Liban dhe për luftën shkatërruese njëvjeçare në Rripin e Gazës, si dhe për vrasjen rishtazi të aleatëve kryesorë të Teheranit në rajon.
Irani tha të mërkurën se sulmi i tij me raketa – sulmi më i madh ndonjëherë kundër Izraelit – mori fund me kaq nëse nuk ka provokime të mëtejshme, por Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të përgjigjen fuqishëm.
Më shumë se 1.900 njerëz janë vrarë dhe mbi 9.000 të tjerë janë plagosur në Liban gjatë pothuajse një viti të luftimeve ndërkufitare mes Izraelit dhe Hezbollahut, por shumica prej tyre janë vrarë vetëm në dy javët e fundit, sipas statistikave të Qeverisë libaneze.
Kryeministri i përkohshëm i Libanit, Najib Mikati, tha se rreth 1.2 milionë libanezë janë zhvendosur si pasojë e sulmeve izraelite.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli do të vazhdojë ta luftojë kërcënimin nga Hezbollahu dhe ta sigurojë kthimin e sigurt të izraelitëve të shpërngulur nga shtëpitë e tyre në kufi me Libanin./REL
konflikti izrael-liban lufta ne lindjen e mesme
Bota
3 Tetor 2024, 18:30
N.F
Rutte dhe Zelenskyy
UKRAINË- Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka zhvilluar vizitën e tij të parë n&eum...
Bota
3 Tetor 2024, 17:47
N.F
Trump
SHBA- Sipas dokumentacionit të paraqitur nga prokuroria në gjykatë, ish-Presidenti Donald Trump akuzohet se kishte përgatitur t...
Bota
3 Tetor 2024, 17:20
N.F
Venezuelë
VENEZUELË- Na ndajnë 85 ditë larg Krishtlindjeve ndërsa në Venezuelë atmosfera festive ka trokitur n...
Bota
3 Tetor 2024, 17:05
r.ll
tabelat
ZVEÇAN- Komuna e Zveçanit që drejtohet nga Ilir Peci, ka vendosur tabelat në rrugë në tri gjuhë, në gju...
Bota
3 Tetor 2024, 16:51
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Prej muajsh, Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Izraelin që të mos lejojë që lufta në Gazë kund...
Bota
3 Tetor 2024, 16:37
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Institucionet thonë se në Kosovë ka zhvillim ekonomik dhe rënie të inflacionit. Por, ekspertët v...
Bota
3 Tetor 2024, 16:16
N.F
Mjeku Kwan
ANGLI- Rasti i një mjeku të njohur, i cili akuzohet se kishte planifikuar të vriste partnerin e nënës së tij ...
Bota
3 Tetor 2024, 16:06
r.ll
sergei ryabkov
RUSI- Ballafaqimi i tanishëm mes Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën është i pakrahasueshëm në h...
Bota
3 Tetor 2024, 15:21
N.F
Libaneze
LIBAN- Mahmoud e bën gjumin në një batanije, bashkë me gruan dhe djalin dyvjeçar, në plazhin e kryeqytetit të...
Bota
3 Tetor 2024, 14:25
E. D
pamje nga vendngjarja
ITALI- 184 pasagjerë i shpëtuan tragjedisë ditën e sotme, në aeroportin e Brindisit në Itali pasi avion...