Bota

VIDEO/ Shmanget tragjedia, avioni me 184 pasagjerë përfshihet nga flakët pak sekonda para ngritjes

Një nga krahët e avionit u përfshi nga flakët, anëtarët e ekuipazhit vunë re tymin dhe hapën menjëherë daljet e emergjencës, duke bërë që të gjithë pasagjerët të dilnin me shpejtësi.

3 Tetor 2024, 14:25 Nga E. D
VIDEO/ Shmanget tragjedia, avioni me 184 pasagjerë përfshihet nga
pamje nga vendngjarja


ITALI- 184 pasagjerë i shpëtuan tragjedisë ditën e sotme, në aeroportin e Brindisit në Itali pasi avioni u përfshi nga flakët. Mediat italiane raportojnë se një avion i kompanisë “Ryanair”, i cili kishte si destinacion Torinon, u përfshi nga flakët teksa ishte vetëm pak sekonda nga ngritja në ajër.

 

Një nga krahët e avionit u përfshi nga flakët, anëtarët e ekuipazhit vunë re tymin dhe hapën menjëherë daljet e emergjencës, duke bërë që të gjithë pasagjerët të dilnin me shpejtësi. Por fatmirësisht, asnjëri prej tyre nuk u lëndua.

 “Fluturimi FR8826 nga Brindisi në Torino u vonua mëngjesin e sotëm pasi ekuipazhi i kabinës vëzhgoi tym në pjesën e jashtme të avionit. Pasagjerët u zbritën pa incidente dhe u kthyen në terminal me autobus”, njoftoi kompania.

Vetëm dy ditë më parë, aeroporti i Bergamos, “Orio al Serio”, u bllokua për një kohë të gjatë pasi një tjetër avioni të kompanisë “Ryanair” i shpërtheu goma menjëherë sapo u ulë në pistë.

përfshihet nga flakët avioni në itali

Sondazh

Poll