Bota

VIDEO/ Dasma përrallore e çiftit izraelit kthehet në makth, pas raketave iraniane kryejnë vallëzimin në strehimore

Momenti prekës shfaq dyshen duke vallëzuar ngadalë në një strehimore të mbushur me pluhur derisa dasmorët i shikonin dhe filmonin këtë moment romantik. 

3 Tetor 2024, 13:45 Nga E. D
VIDEO/ Dasma përrallore e çiftit izraelit kthehet në makth, pas
pamje nga vendngjarja

IZRAEL- Ky është moment kur çifti i sapomartuar detyrohen të kryejnë vallëzimin e tyre të parë në një strehimore nëntokësore, pasi raketat iraniane po binin në ato momente në Izrael. Momenti prekës shfaq dyshen duke vallëzuar ngadalë në një strehimore të mbushur me pluhur derisa dasmorët i shikonin dhe filmonin këtë moment romantik. 

E veshur me fustan të bardhë, ata mbanin dorën e njëri-tjetrit derisa po vallëzonin nën tingujt e muzikës në sfond. Videoja plotë emocion është filmuar brenda strehimores nëntokësore në afërsi të njërit prej hoteleve më të mëdha në Jerusalem ku dyshja po qëndronin.

Çifti izraelit së bashku me qindra mijëra bashkëkombës të tyre janë detyruar të futen nëpër bunkerë si pasojë e sulmit iranian me raketa  ku Teherani shkrep 181 raketa në pjesë të ndryshme të Izraelit.

konflikit izrael-iran

Sondazh

Poll