Bota

VIDEO/ Marina amerikane publikon pamjet e dy luftanijeve që shkatërruan raketat iraniane që lëviznin drejt Izraelit

Urban shtoi se të dy luftanijet kanë armët Aegis, të dizajnuar për shkatërrimin e raketave dhe këto anije ishin stacionuar në lindje të Mesdheut nga Shtetet e Bashkuara, si kundërpërgjigje ndaj lansimit të raketa iraniane.

3 Tetor 2024, 08:53 Nga E. D
VIDEO/ Marina amerikane publikon pamjet e dy luftanijeve që
fotot ilustruese

IZRAEL- Dhjetëra raketa iraniane që lëviznin drejt Izraelit gjatë të martës mbrëma, janë shkatërruar me sukses nga dy luftanije amerikane, ka njoftuar zëdhënësi i marinës amerikane gjatë të mërkurës.

"Flota e Gjashtë amerikane Arleigh Burke e udhëhequr nga luftanijet USS Cole (DDG 67) dhe USS Bulkeley (DDG 84), kanë shkatërruar dhjetëra raketa iraniane në mbrojtje të Izraelit nga lindja e Detit Mesdhe”, ka bërë të ditur kapiteni i marinës amerikane Bill Urban.

Urban shtoi se të dy luftanijet kanë armët Aegis, të dizajnuar për shkatërrimin e raketave dhe këto anije ishin stacionuar në lindje të Mesdheut nga Shtetet e Bashkuara, si kundërpërgjigje ndaj lansimit të raketa iraniane.

Marina amerikane madje publikoi dy video që shfaq momentin kur luftanije shkatërrojnë raketa nga Bulkeley. Në kumtesë nuk është theksuar se për çfarë lloj raketash bëhet fjalë që janë lansuar nga Irani e shkatërruar nga marina amerikane.

 

marina amerikane

Sondazh

Poll