Bota

Para dhe pas sulmit, imazhet satelitore tregojnë dëmet e shkaktuara në bazën ajrore izraelite nga raketat iraniane

Në fotografi shihet se të paktën tetë raketa kanë shpërthyer në këtë bazë.

3 Tetor 2024, 11:21 Nga E. D
Para dhe pas sulmit, imazhet satelitore tregojnë dëmet e shkaktuara
imazhet satelitore

IZRAEL- Imazhet satelitore kanë zbuluar dëmet e shkaktuara në një bazë ajrore në Izrael. Fotografitë e shkrepura nga Planet Labs, shfaq hangarët e aeroplanëve në bazën ajrore Nevatim që ka pësuar dëme nëpër çati. 

Fotografitë e publikuara më poshtë shfaqin atë se si dukej baza më 30 shtator, dhe janë krahasuar me imazhet e shkrepura më 2 tetor. Sky News ka lokalizuar tre videot e djeshme, që sugjerojnë se baza e lartpërmendur ishte cak i sulmeve iraniane gjatë të martës mbrëma.

Në fotografi shihet se të paktën tetë raketa kanë shpërthyer në këtë bazë. Numri i raketave që kanë shpërthyer në atë zonë me gjasë është më i madh bazuar në dëmet e shkaktuara. 

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll