3 Tetor 2024, 12:55
Nga M.B
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka vendosur që ta dërgojë Hungarinë në Gjykatën e Drejtësisë pasi vlerëson se ligji i saj kombëtar për “mbrojtjen e sovranitetit” shkel ligjin e Bashkimit Evropian. Ky ligj synon të luftojë ndikimin e huaj. Sipas KE-së, ky ligj themelon Zyrën për mbrojtje të sovranitetit që ka për detyrë të hetojë aktivitete specifike që thuhet se kryhen në interes të një shteti tjetër apo trupi të huaj, organizate apo personi, aktivitete që “supozohet se shkelin apo kërcënojnë sovranitetin e Hungarisë”.
Në njoftim u tha se KE-ja e kishte njoftuar në shkurt të këtij viti Hungarinë për shqetësimet rreth ligjit. Por, pasi përgjigja e Hungarisë ndaj shqetësimeve të bllokut nuk ishte e pakënaqshme, në maj Komisioni dërgoi një opinion duke përsëritur shqetësimet lidhur me shkeljen e Kartës së BE-së për të drejtat themelore, liritë themelore të tregut të brendshëm dhe legjislacionin e BE-së për mbrojtjen e të dhënave.
“Në përgjigje të këtij opinioni, Hungaria pretendoi se ligji për mbrojtjen e sovranitetit nuk e cenon ligjin e BE-së dhe shqetësimet e ngritura ishin të pabaza”, tha KE-ja.
Por, KE-ja tha se shumica e shqetësimeve që ka ngritur për këtë çështje ende nuk janë adresuar. Më 12 dhjetor 2023, Asambleja Kombëtare hungareze miratoi ligjin për mbrojtjen e sovranitetit, që i jep fuqi Zyrës për mbrojtje të sovranitetit për të kryer hetime. Kjo zyrë mund të hetojë “çdo aktivitet që financohet nga jashtë e që mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve, vullnetin e votuesve apo mbështet aktivitete të tilla”.
Në preambulë thuhet se ligji është miratuar në përgjigje të “sulmeve të paligjshme ndaj sovranitetit të Hungarisë nga organizata të huaja dhe individë që synojnë të mbrojnë interesat e tyre në Hungari dhe të kundërshtojnë interesat dhe rregullat hungareze”. Ligji parasheh që të bëhen publike gjetjet e hetimeve. Po ashtu, parashihen pasoja negative për entitetet që janë subjekt i hetimit. BE-ja dhe Budapesti në të kaluarën janë përplasur për shkak të sundimit të ligjit në Hungari dhe respektimin e të drejtave të komunitetit LGBT./ REL
be
Bota
3 Tetor 2024, 12:10
E. D
Melania Trump
SHBA- Melania Trump bëri një deklaratë të jashtëzakonshme në një libër të shumëpritur q&eum...
Bota
3 Tetor 2024, 12:01
E. D
Kamala Harris
SHBA- Kandidatja demokrate Kamala Harris humbet mbështetjen e sindikatatave amerikane. Sipas analistit të të dhënav...
Bota
3 Tetor 2024, 11:56
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Ushtria izraelite tha më 3 tetor se ka vrarë një udhëheqës të lartë të Hamasit &nda...
Bota
3 Tetor 2024, 11:41
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Një atentat është regjistrua mbrëmjen e djeshme në Gjermani, ku si pasojë ka humbur jetën nj&e...
Bota
3 Tetor 2024, 11:21
E. D
imazhet satelitore
IZRAEL- Imazhet satelitore kanë zbuluar dëmet e shkaktuara në një bazë ajrore në Izrael. Fotografitë...
Bota
3 Tetor 2024, 10:50
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- “Ne po punojmë dhe jemi të përkushtuar që 10-vjetori i Procesit të Berlinit të jetë i...
Bota
3 Tetor 2024, 08:53
E. D
fotot ilustruese
IZRAEL- Dhjetëra raketa iraniane që lëviznin drejt Izraelit gjatë të martës mbrëma, janë shkat&eum...
Bota
3 Tetor 2024, 08:41
E. D
fotot ilustruese
RUSI- Volodymyr Zelensky udhëtoi për në SHBA me një “plan për fitore”, por në Uashington ai nuk ...
Bota
3 Tetor 2024, 08:00
E. D
foto ilustruese
SHBA- Debati i dy kandidatëve për nënpresidentë u la në hije nga zhvillimet e shpejta në Lindj...
Bota
3 Tetor 2024, 07:37
E. D
fotot ilustruese
LIBAN- Izraeli bombardoi Bejrutin qendror herët të enjten, duke vrarë të paktën gjashtë persona. Kon...