Sport

Europa League/ Sot zbresin në fushë Muçi, Rashica dhe Bajrami në testet e radhës...

Këtë mbrëmje në Stamboll, Besiktas pret gjermanët e Eintrahtit të Frankfurtit, ndërsa skocezët e Rangers do të përballen me francezët e Lyon

3 Tetor 2024, 10:45 Nga DOSJA

Europa League/ Sot zbresin në fushë Muçi, Rashica dhe Bajrami

ZVICER - Rikthehet mbrëmjen e sotme Europa League me shumë ndeshje interesante, të luftuara dhe nga ku pritet të vendosen më shumë se sa thjesht tre pikët e fitores.

Një e tillë është ndeshja e Manchester United, që luan sot në mbrëmje në Portugali përballë Portos, një ndeshje prej së cilët do të varet e ardhmja e Erik Ten Hag. Forma e dobët e treguar nga “Djajtë e kuq” gjatë kësaj faze nuk ka kaluar pa kritika dhe pasojat mund të jenë të rënda për teknikun holandez.

“Djajtë e kuq” kanë nga ana e tyre një statistikë pozitive të krijuar me ekipet luzitane. Për herë të fundit Junajtid është mundur nga një ekip portugez në dhjetor të 2005-ës, kur u mposhtën nga Benfika 2-1. Që prej atij takimi ata janë ndeshur plot 12 herë me skuadrat portugeze, duke fituar 9 takime e barazuar tre.

Gjithashtu në këtë mbrëmje do të zbresë në fushë sërish Rangersi i Nedim Bajramit. Futbollisti i kombëtares kuqezi ka fituar shumë shpejt zemrat e tifozëve skocezë dhe ka gjetur golin e shpejtë, për vetëm 55 sekonda në ndeshjen e parë me ta në Europë, javën e shkuar përballë Malmos.

Sot ata do të presin një emër të madh të futbollit francez, si Lyoni që vjen gjithashtu pas një fitoreje në ndeshjen e parë ndaj Olympiacosit.

Të tjerë futbollistë shqiptarë në këtë mbrëmje të madhe europiane do të jenë ata të Besiktasit, Ernest Muçi, i rikthyer në Kombëtare në këtë grumbullim dhe Milot Rashica.

Futbollisti kuqezi u aktivizua në formacion në ndeshjen e fundjavës që skuadra e tij fitoi përballë Konyasporti me shifrat 3-0, ndërkohë që në debutimin e tyre në Europa League Besiktasi u mund me shifrat 4-0 nga Ajax, ndeshje në të cilën Muçi nuk u aktivizua.

Këtë mbrëmje në Stamboll ata do të presin gjermanët e Eintrahtit të Frankfurtit, një skuadër që ka dalë me një pikë nga ndeshja e pare, të cilën e barazoi 3-3 me Viktorian Plzen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Tetor 2024, 07:30

Dembélé i kërkon falje Luis Enrique

FRANCE - Ousmane Dembélé ka nënshkruar paqe me Luis Enrique. Anësori, i përjashtuar nga ndeshja kundër Arsenalit pë...