Sport

Szczesny: "Lewandowski ishte personi i parë që më thirri"

Portieri polak pretendon se është krenar për këtë fazë të re që po përballet, dhe tregon rëndësinë e Robertit në ardhjen e tij.

3 Tetor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Szczesny: "Lewandowski ishte personi i parë që më

SPANJE - Szczesny zbulon rëndësinë që Lewandowski ka pasur në ardhjen e tij në klubin e Barçës. Të dy e njohin njëri-tjetrin në mënyrë perfekte nga kombëtarja dhe sulmuesi nuk ka ngurruar ta telefonojë bashkëkombasin e tij kur Ter Stegen u dëmtua rëndë. Dhjetë ditë më vonë, portieri ka firmosur deri në fund të sezonit.

"Lewandowski ishte personi i parë që më thirri për të parë mundësinë që unë të vija sepse isha në pension. Ai duhej të më bindte, sepse në fillim nuk isha i sigurt nëse doja sfida të reja.

Më pas fola me familjen dhe miqtë e mi dhe të gjithë më thanë se do të ishte marrëzi të mos e pranoja dhe unë u pajtova për këtë arsye. Gjithsesi Roberti luajti një rol shumë të rëndësishëm, sepse ai ishte i pari që kishte idenë për të më bindur,"- shpjegon portieri për Barcelonën në mediat zyrtare.

Szczesny pohon se është i lumtur me këtë fazë të re. Nuk duhet harruar se në fund të gushtit ai vendosi të tërhiqet, por tani po i rikthehet futbollit me klubin katalanas deri në fund të vitit dhe është i emocionuar.

"Është një moment krenarie maksimale. Sinqerisht, isha i përgatitur për pension. Isha i lumtur. Nuk do ta kisha bërë për asnjë klub tjetër. Këto dy ditët e para në qytet dhe duke parë sesi njerëzit më kanë trajtuar ndihem krenar që jam pjesë e kësaj familjeje emocionuese,”- ka deklaruar ai.

Portieri polak mundi të takonte tifozët e Barcelonës të martën mbrëma në stadiumin Olimpik Montjuïc, teksa pa live fitoren e skuadrës së Barçës kundër Young Boys. Disa fansa tashmë i kanë kërkuar edhe autografet e para.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Tetor 2024, 07:30

Dembélé i kërkon falje Luis Enrique

FRANCE - Ousmane Dembélé ka nënshkruar paqe me Luis Enrique. Anësori, i përjashtuar nga ndeshja kundër Arsenalit pë...