Politike

“Mora dhuratë një copë druri në një kornizë”/ U godit me këmbën e karriges, Spiropali: Më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit

Spiropali në një aktivitet për luftën kundër korrupsionit tha se nga stafi i saj atë këmbë karrige e kishte marrë si dhuratë të vendosur në një kornizë.

3 Tetor 2024, 09:35 Nga E. D
“Mora dhuratë një copë druri në një
Elisa Spiropali

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka folur ditën e sotme sërish për tensionet e të hënës në Kuvend, ku drejt saj, ku Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi qëlloi me këmbën e karriges. Spiropali në një aktivitet për luftën kundër korrupsionit tha se nga stafi i saj atë këmbë karrige e kishte marrë si dhuratë të vendosur në një kornizë. Gjithashtu Spiropali u shpreh se e ruajti fati dhe paaftësi e goditësit për të qëlluar në shenj.

“Dje vonë në mbrëmje një grup nga stafi mbështetës i Kuvendit më bëri dhuratën më interesante dhe më të pakëndshme që kam marrë ndonjëherë. Një copë druri brenda një kornize xhami. Copa e drurit, këmba e karriges, që një eksponentë i opozitës e hodhi drejt meje për të më goditur. E di që më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit për të më qëlluar në shenjë. Si njeri e kam falur, si politikane nuk mund të mos them dy fjalë: Pse kjo egërsi? Pse edhe në vendin ku duhet të mbretërojë dialogu dhe arsyeja dhe jo instikti primitiv thirret në ndihmë dhuna e verbër? Nuk kemi as mundësi as kohë të shtjellojmë arsyet. Po ju them vetëm rolin balancues të pushtetit gjyqësor. Ka ndodhur këtu ku prokuroret e përgjithshëm të këtij vendi shiheshin si vartës, trajtoheshin si kundërshtarë dhe luftoheshin si armiq”, tha Spiropali. 

elisa spiropali

Sondazh

Poll