Aktualitet

EMRI/ Këshilli i Ministrave emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve

Pas dorëheqjes së Ceno Klosit, drejtoreshë e komanduar e Tatimeve u caktua Elidjana Celaj.

2 Tetor 2024, 19:31 Nga r.ll
EMRI/ Këshilli i Ministrave emëron Drejtorin e Përgjithshëm
drejtoria e pergjithshme e tatimeve

TIRANË- Në mbledhjen e sotm të qeverisë, Këshilli i Ministrave ka emëruar Ilir Binajn, në kryer të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. 

Pas dorëheqjes së Ceno Klosit, drejtoreshë e komanduar e Tatimeve u caktua Elidjana Celaj. Ndëkohë Klosi, nga qershori i këtij viti mban detyrën si zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

VENDIM I PLOTË:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të   ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

drejtoria e përgjithshme e tatimeve ilir binaj

Sondazh

Poll