Sport

Guardiola i sinqertë: "Haaland nuk më ka zhgënjyer kurrë. Duhet të kujdesemi për të"

"Erling nuk është kurrë i zhgënjyer nga trajneri i tij... Kurrë, kurrë!”

2 Tetor 2024, 15:00 Nga DOSJA

Guardiola i sinqertë: "Haaland nuk më ka zhgënjyer

ANGLI - Pas kritikave për rezultatet e fundit të fundit, Pep Guardiola i rikthehet fitoreve me Manchester Cityn dhe e bën këtë me një rezultat të pastër 4-0 si mysafir ndaj Slovan Bratislavës.

Duke folur për TNT Sports, trajneri vlerësoi Ilkay Gundogan, i cili u rikthye këtë vit nga Barcelona: "Ai luajti në një nivel që ne e dimë se mund ta bëjë.

Me Newcastle ai ishte protagonist i një ndeshjeje jo shumë të mirë, ndoshta një nga më të këqijat që kam parë në 8 apo 9 vitet e fundit... Ai ka luajtur një lojë fantastike sot (dje). Më pëlqen që jam trajner i kësaj skuadre, i dua ata!”.

McAtee shënoi një gol të rëndësishëm për veten e tij?
"Ne jemi shumë të lumtur për të! Ai është i adhurueshëm, të gjithë fëmijët e duan atë... Ai lëviz shumë mirë në hapësira të ngushta. Ky gol do të jetë një nxitje e madhe për të. Ne duam ta bëjmë atë të ndihet pjesë e grupit, dhe në gjendje të luajë pa asnjë hije dyshimi.

Nganjëherë duket se ne kemi më shumë besim, se ai nuk do të jetë titullar këtë sezon, por në shumë ndeshje ai do të ndihmojë dhe kur të jetë si sot (dje) gjithmonë mund të mbështetem tek ai."

Një tjetër performancë që ia vlen të kujtohet për Rico Lewis.
"Mënyra se si ai luan... Nuk ka fjalë, ai bën gjithçka."

A është Haaland i zhgënjyer për zëvendësimin?
"Erling nuk është kurrë i zhgënjyer nga trajneri i tij... Kurrë, kurrë! Si trajner, jam më i sigurt dhe i lumtur kur Erling është në fushë.

Unë do ta mbaj gjithmonë në fushë, por ishte 0-3, ishte pothuajse mbaroi, dhe me këtë sasi të ndeshjeve që kemi, ne duhet të kujdesemi për të. Ai pati një goditje të fortë në ndeshjen e fundit kundër Newcastle, prandaj pas 0-3 dhe një goli fantastic, ai doli jashtë”.

Fole gjatë me ish-Weiss…
“Ai më kërkoi të vinte të na vizitonte në Mançester dhe ne do të ishim të kënaqur! Ai ishte pjesë e klubit e kështu me radhë, dhe e pyeta se çfarë do të ndodhte më pas, dhe ai tha: “Ndoshta do të jem trajner në të ardhmen, do të shohim!' Ishte një mbrëmje e bukur për të!”.

Më në fund Guardiola e mbyll konferencën me një shaka: “Vera më pret...”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll