Aktualitet

Sulmi me raketa balistike nga Irani/ Njoftimi i ambasadës shqiptare në Izrael: Në rast nevoje urgjente, ja numrat ku duhet të kontaktoni

Irani nisi sot sulmin me raketa balistike ndaj Izraelit, në shenjë hakmarrje për vrasjen e liderit të Hezbollahut dhe Hamasit.

1 Tetor 2024, 21:52 Nga r.ll
Sulmi me raketa balistike nga Irani/ Njoftimi i ambasadës shqiptare në
foto nga sulmet

IZRAEL- Ambasada shqiptare në Izrael ka reaguar pas sulmit të fundit me raketa balistike nga Irani. Në njoftimin e ambasadës tregohen dy numrat e vënë në dispozicion, ku shtetasit shqiptarë atje mund të telefonojnë në rast nevoje emergjente. 

NJOFTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE NË IZRAEL:

Njoftim për qytetarët shqiptarë në Izrael:

Duke marrë parasysh situatën e vështirë të orëve të fundit, në rast nevoje emergjente lutemi kontaktoni në numrat e kontaktit si më poshtë:

+972 544806601

+972 549042813, si edhe në adresën e emailit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:  [email protected]

Sugjerohet, që për lehtësi komunikimi të përdoren mesazhat në WhatsApp apo në telefonat celularë. Ju lutem, vini re se këta numra kontakti janë në dispozicion vetëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael.
Stafi i ambasadës është në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme.

Irani nisi sot sulmin me raketa balistike ndaj Izraelit, në shenjë hakmarrje për vrasjen e liderit të Hezbollahut dhe Hamasit. Urdhri për lëshimin e gati 200 raketave në Izrael është bërë nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei. Televizioni shtetëror iranian ka përcjellë një deklaratë nga IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike) ku parlajmërohej një sulm tjetër nëse Izraeli përgjigjet. Ky i fundit është zotuar për hakmarrje dhe ka njoftuar se sulmi do të ketë pasoja. 

konflikti izrael-iran

Sondazh

Poll