Bota

Prapambetje me pagat në komunën e Vitisë në Kosovë, kryetari i saj akuza ndaj Kurtit: Zëri ynë nuk është dëgjuar asnjëherë

Sipas Ministrisë së Financave të Kosovës, kjo komun nuk e ka siguruar buxhetin e nevojshëm, prandaj pagat ekzekutohen vetëm për një pjesë të punonjësve.

2 Tetor 2024, 10:59 Nga M.B
Prapambetje me pagat në komunën e Vitisë në Kosovë,
Sokol Haliti

KOSOVA- Komuna e Vitisë në Kosovë, në dallim nga komunat e tjera, nuk i ka dhënë pagat ende për të gjithë punonjësit civilë të sektorit publik. Sipas Ministrisë së Financave të Kosovës, kjo komun nuk e ka siguruar buxhetin e nevojshëm, prandaj pagat ekzekutohen vetëm për një pjesë të punonjësve. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, duke folur në Klan Kosova në lidhje me këtë temë, ka deklaruar se vendimi i MF-së është i padrejtë dhe i çuditshëm.

“Kjo vazhdimësi e vendimeve të padrejta, e çudirave mund të them që një kohë të gjatë, por edhe nga dje… Sot natyrisht kemi pasur prejudikime më të hershme nga segmente të caktuara të VV-së, nga dy zëvendësministra marioneta të politikës aktuale, të cilët në të vërtetë më shumë i bëjnë dëm në ato pozicione dhe me ato vetura që shëtisin kot, harxhojnë naft në dëm të shtetit, përndryshe asnjë punë nuk e kryejnë”, tha ai.

Haliti i cili vjen nga radhët e LDK-së, është ankuar për qasjen e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

“Zani i Asociacinit të Komunave nuk është dëgju asnjëherë. Katër kryetarë të komunave edhe sot marrin pjesë, edhe ne një vit që kemi qenë atje. Jemi injoru, edhe nga ministri, edhe nga të tjerët, nga ekipa e dikastërëve qeveritar, të cilët as nuk e çelin telefonin, as nuk na pritin, as nuk konsultohen, bojnë dallime besa partiake, që është nënsens dhe s’ka ndodhur më parë me qeveritë. Tash edhe ndarjen buxhetore, ndarjen e re e keni pa, vetëm katër euro për kokë banori, ia kanë lanë Vitisë”, tha ai.

kosova

Sondazh

Poll