Bota

Sulmet izraelit/ Shqiptarja në Bejruti i Libanit: Gjendja është katastrofike, njerëzit po shpërngulen

Po ashtu shqiptarja ka shtuar se ka rreth një million njerëz që janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.

2 Tetor 2024, 10:44 Nga M.B
Sulmet izraelit/ Shqiptarja në Bejruti i Libanit: Gjendja është
Flutra Gorana

BEJRUT- Shqiptarja Flutra Gorana e cila jeton në Bejrut të Libanit, ka folur rreth situatës së konfliktit me të cilin po përbalet ai vend nga sulmet izraelite. Ajo tha për Klan Kosova se gjendja ishte katastrofike. Po ashtu shqiptarja ka shtuar se ka rreth një million njerëz që janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.

“Gjendja është katastrofike, ka rreth një million njerëz që janë shpërngulur prej shtëpive të tyre. Rreth 1.600 të cilët janë të vrarë dhe janë mbi 10 mijë të cilët ende nuk i kanë gjetur. Dmth ka shansa që numrat janë më të mëdha se që janë lajmëru deri më tani. Ky është një shtet që nuk është duke funksionu që një kohë të gjatë”, tha Gorana.

flutra gorana

Sondazh

Poll