Bota

Forumin e Dytë Ekonomik Gjermani-Kosovë nis sot në Prishtinë, të pranishëm Kurti, Bislimi, Sarrazi, Rohde dhe Beyer, ja çfarë përfitohet

Sipas njoftimit, forumi do të mirëpresë përfaqësues të njohur nga kompanitë gjermane dhe jo vetëm. Panele të nivelit të lartë, përfshirë përfaqësues nga Ministria Federale për Çështje Ekonomike dhe Veprim Klimatik dhe liderë të kompanive gjermane, do të diskutojnë zgjidhjet për energjinë, teknologjinë dhe industrinë.

2 Tetor 2024, 10:50 Nga M.B
Forumin e Dytë Ekonomik Gjermani-Kosovë nis sot në
Foto ilustruese

KOSOVA- Duke nisur nga sot e për të vijuar dhe nesër, në Prishtinë zhvillohet Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar. Të pranishëm përveç kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi dhe Ambasadori Gjerman Jörn Rohde, do të jenë edhe Manuel Sarrazin, i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor si dhe deputeti i Bundestagut, Peter Beyer.

“Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane (Ost-Ausschuss der deutschen Ëirtschaft), ka kënaqësinë t’ju ftojë në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, i cili do të mbahet më 2-3 Tetor 2024 në Klan Arena, Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, forumi do të mirëpresë përfaqësues të njohur nga kompanitë gjermane dhe jo vetëm. Panele të nivelit të lartë, përfshirë përfaqësues nga Ministria Federale për Çështje Ekonomike dhe Veprim Klimatik dhe liderë të kompanive gjermane, do të diskutojnë zgjidhjet për energjinë, teknologjinë dhe industrinë.

“Ky forum do të shërbejë si një platformë e veçantë ku liderët e politikës dhe biznesit nga Gjermania dhe Kosova do të diskutojnë sfidat gjeopolitike dhe mundësitë e reja ekonomike. Forumi do të hapet nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, z. Besnik Bislimi, dhe Ambasadori Gjerman, z. Jörn Rohde. Të pranishëm do të jenë gjithashtu z. Manuel Sarrazin, I Dërguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, dhe deputeti i Bundestag, z. Peter Beyer”, shtohet në njoftim.

kosova

Sondazh

Poll